Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Aivo Orav, dënon sulmin në kanalin Ibër-Lepenc: Kërkohet drejtësi për përgjegjësit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka reaguar ndaj shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, duke e cilësuar si një incident të rëndë që ka dëmtuar furnizimin me ujë për pjesë të mëdha të Kosovës. Orav ka dënuar ashpër sulmin dhe ka bërë të ditur se BE-ja i ka ofruar ndihmë autoriteteve të Kosovës për të trajtuar pasojat e këtij akti. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë, ka theksuar ai, duke bërë thirrje për një përgjigje të shpejtë dhe efikase ndaj situatës. Ky reagim i shefit të BE-së vjen pas dënimeve të ngjashme nga ambasadorët e Amerikës  dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe shqetësimeve të shprehura nga institucionet dhe kompanitë vendore që janë prekur nga ky incident.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …