Tema të tjera...
Petrit Malaj: Shqipëria dhe Kosova në një fazë historike të thellimit të bashkëpunimit strategjik
02/01/2026
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova ndodhet përpara një faze vendimtare politike dhe institucionale, duke shprehur pritjen për formimin e shpejtë të një qeverie të re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Në një opinion të publikuar në “koha.net”, Orav ka vlerësuar se vendi nuk ka luksin për një tjetër periudhë bllokade politike dhe stagnimi institucional. “Besoj se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të mundësojnë konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile. Kosova nuk e ka luksin një viti tjetër të stagnimit”, ka shkruar Orav. Diplomati evropian ka bërë thirrje që të mos testohen më kufijtë e Kushtetutës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe vazhdimit të reformave në sistemin e drejtësisë. Ai ka nënvizuar se këto elemente janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe për perspektivën evropiane të Kosovës. Orav, ka theksuar se Bashkimi Evropian ka nevojë për një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm në Kosovë, i cili është i aftë të zbatojë reformat dhe të respektojë angazhimet e marra ndaj BE-së, përfshirë ato që burojnë nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Përparimi në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit mbetet kyç për avancimin e të dyja vendeve në rrugët e tyre evropiane”, ka përfunduar Orav
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
