Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Aivo Orav: Për çështjen e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare përmes Dialogut

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në ventin tonë, Aivo Orav ka theksuar se për çështjen e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare përmes Dialogut. Ai deklaroi para gazetarëve se për këto dy cështje nuk mund të pritet ndonjë zgjidhje shumë shpejt por duhet kohë për k të pritet ndonjë zgjidhje shumë shpejt dhe se duhet kohë për procesin. “Sigurisht që ne duam që shëndetësia, arsimi dhe të gjitha ato struktura të mbijetojnë. E përsëris, këto janë aktualisht struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes dialogut. Sigurisht që një ditë do të ketë një zgjidhje. Ajo ditë nuk është shumë afër sepse procesi kërkon kohë, është një çështje shumë e vështirë dhe komplekse. Por dua t’ju siguroj se kjo është në duart e sigurta të Bashkimi Evropian, në duart e Peter Sorensen – dhe ai do të merret me këto çështje në mënyrë që të arrijë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë” deklaroi Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Kontrolloni gjithashtu

Konsumatori që refuzon ta nënshkruajë kontratën me KRU “Prishtina” do të shkyçet nga kjo kompani

Rreth 110 mijë konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ende nuk e kanë nënshkruar …