Akademik Arsim Bajrami: Paraburgimi pesëvjeçar i Hashim Thaçit është arbitrar dhe i paprecedent

Akademik Arsim Bajrami ka folur lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tash e pesë vjet në Hagë, duke e cilësuar këtë situatë si të paprecedent dhe thellësisht shqetësuese për standardet ndërkombëtare të drejtësisë. Bajrami tha se ka pasur kontakte të vazhdueshme me diplomatë dhe personalitete të larta ndërkombëtare, të cilët, sipas tij, janë të befasuar nga kohëzgjatja e paraburgimit të Thaçit pa një vendim përfundimtar gjyqësor. “Kam pasur kontakte të vazhdueshme me z. Hill, me James Rubin, por edhe me gjeneralin Wesley Clark, me të cilin kemi pasur kontakte të vazhdueshme që nga Rambujeja. Në fakt, të gjithë ata janë shprehur të befasuar se si mund të mbahet presidenti i një shteti për pesë vite në mënyrë arbitrare në paraburgim,” deklaroi Bajrami. Ai shtoi se shqetësimi është reflektuar edhe në qarqe politike amerikane, duke përmendur deklaratat e këshilltarëve të presidentit Donald Trump, të cilët, sipas tij, e kanë cilësuar Hashim Thaçin si “peng”. “Ju i keni parë edhe deklaratat e këshilltarëve të presidentit Trump, të cilët madje e quajnë z. Thaçi peng. Të katërtit e quajnë peng,” theksoi Bajrami. Sipas akademikut Bajrami, ky rast po cenon rëndë parimet themelore të drejtësisë ndërkombëtare dhe po krijon një precedent të rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën, por edhe për besueshmërinë e mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë: Ligjshmëri e konfirmuar, narrativë e shtrembëruar nga mohuesit e së drejtës ndërkombëtare

Debati mbi ligjshmërinë dhe legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë (1999) po rikthehet në …