Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Veteranët bojkotuan mbledhjen për Epopenë e UÇK-së, OVL-UÇK paralajmëron konferencë për media

Takimi i parë i mbyllur për media i Këshillit Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së është përcjellë me pakënaqësi dhe bojkot nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, të cilët kundërshtuan mënyrën e organizimit dhe dërgimit të ftesave. Në këtë takim u diskutua agjenda e aktiviteteve që do të zhvillohen më 5, 6 dhe 7 mars, në kuadër të manifestimeve për Epopesë e UÇK-së. Nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, prezantoi aktivitetet kryesore, që përfshijnë parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, homazhe përkujtimore dhe organizime të ndryshme në Skënderaj.Sipas Nurës, dita e parë e aktiviteteve do të nisë me ligjërata nëpër shkolla dhe nderime në kuvendet komunale. Ai zëvendësoi në këtë takim Sami Lushtaku, i cili mungoi për shkak të angazhimeve të tjera. Pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta shprehën pakënaqësi për mungesën e tyre në takim, duke pretenduar se ftesat ishin dërguar në mënyrë urdhëruese dhe jo sipas praktikave institucionale. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se procedurat e komunikimit duhet të respektohen dhe se organizatat e luftës duhet të trajtohen me dinjitet institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka …