Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Akademik, prof. dr. Hakif Bajrami: Rëndësia e KNÇK-së për përhapjen e antifashizmit, për çlirim dhe bashkim kombëtar II

Me rastin e 75 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë Bregdetare nga Nazifashizmi 29 XI 1944, dhe Mbajtja e Këshillit  Nacional Çlirimtar të Kosovës në Bujan të Malësisë Mbishkodrës.

(Kumtesë e prezantuar në Simpoziumin e Akademisë Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, 14 XI 2019)

Argumentet historike

Vet fakti se pas mbarimit të Konferencës më 12 janar Fadil Hoxha ia dërgon tërë dokumentacionin e saj Enver Hoxhës për ti vënë në KQ PKSH dhe Shtabin e Përgjithshëm të Aradhave Partizane Nacional Çlirimtare PËR APROVIM, dëshmon se jo vetëm Fadili por edhe të gjithë pjesëmarrësit ishin të bindur se do të ndodhë BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË BREGDETARE. Ky bashkim spejgohej me faktin e shkrirjes së Aradhës “Bajram Curri” dhe Aradhës “Perlat Rexhepi” në një Aradhë “CURRI-REXHEPI”, se jo vetëm që synohej bashkimi, por ai konsiderohej si çështje e kryer, sepse po luftohej kundër një okupatori dhe për një çlirim definitiv të Kosovës nga çdo zgjedhë e huaj.

Konferenca pas shumë debateve u caktua që të mbahet në lokalitetin BUJANI, aty ku shqiptarët kishin dëshmuar shumë herë se në çastet vendimtare të historisë dijnë dhe duan të rreshtohen drejt. Merita për këtë Kuvend historik ka edhe popullsia e asaj treve patriotike e mbi të gjitha Aradhat: “Bajram Curri” e Kosovës (Shqipërisë Kontinentale) dhe “Perlat Rexhepi” e Shqipërisë Bregdetare, e të cilat u bashkuan në një, simbolikisht me emrin ARADHA “CURRI REXHEPI”. Kjo aradhë e siguroi tërë kohën mbajtjen e Konferencës së BUJANIT, e siguroi institucionin më të rëndësishëm historik për Shqipërinë Kontinentale deri atëherë.

Konferenca e KANÇ e mbajtur në Bujan (31 XII 1943-1,2 janar 1944) dhe me Rezolutën që e solli, e bëri një dallim substancial dhe i dhuroi popullit Shqiptar një SH P R E S Ë, se përmes luftës antifashiste do të krijojë SH A N S Ë N HISTORIKE për tu bashkuar Kosova me Shqipërinë. Pra, shqiptarët nuk e kishin hallin te sistemi shoqëror sepse Konferenca ishte e Frontit Popullor Antifashist, për bashkim kombëtar, e jo për çështje ideologjike e partiake.

 Ja teksti I Rezolutës:  “K O S O V A e RRAFSHI I D U K A GJ I N I T është krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot, dëshiron të bashkohet me Shqipninë. Prandaj e ndiejmë për detyrë ti tregojmë rrugën e drejtë që duhet të ndjekë populli shqiptar për ti realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme pra, që populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipërinë, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjakatar e rrogtarëve të tij, sepse kjo asht e vetmja rrugë për ta fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi të VETËVENDOSIN mbi fatin e vet me të drejtën e vetëvendosjes deri në SHKËPUTJE. Garanci për këtë është Ushtria Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë dhe Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipënisë, me të cilën ngushtësisht është e lidhur. Përveq këtyne, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenjë: Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika, Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe ajo e Teheranit”.

Kjo pjesë e Rezolutës është shkëputur nga Fjalimi historik i Emin Durakut, mbajtur në këshillimin e KK të PKJ për Kosovë, shkurt 1942, e i mbështetur në Rezolutën e Kongresit IV të PKJ mbajtur në Drezden më 1928.

Fadil Hoxha me ekipin e tij prej patriotësh, do ta përgatitë tërë materialin e aprovuar të Konferencës dhe më 12 janar 1944 do t`ia DËRGOJë KQ PKSH dhe Shtabit Përgjithshëm në emër të Enver Hoxhës për A P R O V I M. I njëjti dokumentacion në gjuhën serbishte do ti dërgohet KQ PKJ dhe Shtabit Suprem të APNÇ të Jugosllavisë, në emrin e Josip Broz Titos, për N J O F T I M. Pra, materialet e Konferencës për APROVIM ishin për Enverin , kurse për NJOFTIM ishin për Titon. Edhe ky fakt zbulohet për herë të parë, e meritën për këtë rreshtim e kishte Fadil Hoxha.

Përgjigjet KQ PKJ dhe Shtabi Suprem i Jugosllavisë më 28 III 1944

Për Dokumentet e Konferencës NÇ të Kosovës, KQ PKJ dhe Shtabi Suprem i APNÇ të Jugosllavisë përgjigje do të japë Millovan Gjillasi, më 28 mars 1944. Në përgjigje përgënjeshtrohet shprehja “NJOFTIM”, sepse jugosllavët e konsideronin Kosovën si “pjesë të Jugosllavisë”, ashtu si e kishin vijëzuar në Konferencën e V-të të KQ PKJ mbajtur në Zagreb më 1940, kuptohet duke mjegulluar çështjen e REPUBLIKËS. Së dyti, kreut komunist jugosllav nuk i pëlqente shprehja vetëvendosje deri në shkëputje e aq më parë nuk u pëlqente shprehja se “populli shqiptar i Kosovës ka dëshirë ti bashkohet Shqipërisë”. Këtë tog fjalësh nja dy ditë do ta diskutojnë krerët e partisë komuniste jugosllave dhe do të vijnë në përfundim se përgjigja do të ishte: “KNÇ i Kosovës nuk ka të drejtë të prodhojë ligje; nuk ka të drejtë të prejudikojë shkëputje nga Jugosllavia”. Ky ishte qëndrimi esencial që iu tha drejtuesve antifashistë të Kosovës në letrën e M. Gjillasit i cili aspironte që Kosovën ta kthejë në një “hambar drithi për Malin e Zi”. (Dokumentet sekrete të KQ PKJ, 1944. K.4/5-0-12/45).

Përgjigjet KQ PKSH dhe SHTABI i Përgjithshëm më 12 maj 1944

Përgjigja nga KQ PKSH dhe Shtabi i Përgjithëshëm i APNÇ të Shqipërisë erdhi për Komitetin Krahinor dhe Shtabin Kryesor të APNÇ të Kosmetit më 12 maj 1944. Këto institucione antifashiste shqiptare, të gjitha dokumentet e KNÇ të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit i APROVUAN UNANIMISHT. E vërteta, shprehjet “Aprovim”-Shqipëri dhe :njoftim”-Jugosllavi u bën operacion plastik”-u falsifikuan nga A. Rankoviqi dhe K. Xoxe më 1947.Dinakëria e Rankoviqit në “operacion”  doli me një propozim që Fadil Hoxha të futët NËN HETIME, ndërsa çështja “aprovim” dhe “njoftim”, të futen në frigoriferin politik, sepse po u hapën, duhet të dihet se “nga një kashtë i nxjerr gjashtë”, se çështja e Kosovës do të aktualizohet, fakt ky që e kërkonte Enver Hoxha edhe në korrespodencën e tij brilante me mikun ma të madh të drejtësisë në Ballkan, me mikun e Shqiptarisë, i cili më 1913 i tregoi botës të gjitha mizoritë sllave ndaj shqiptarëve, sidomos në Vilajetin e Kosovës. E vërteta korrespodenca e Enver Hoxha – Leo Fraindlling është mbajtur në fshehtësi nga Koçi Xoxe dhe A. Rankoviq, sepse ishte destinuar për Tiranë përmes postës Beogradit. (Korrespodenca në origjinal ishte në KQ PKJ –KQ LKJ deri më 1979, e që thuhet këtu për herë të parë-hb)

Në rrethana që po krijonin jugosllavët, lidhur me fatin e Kosovës, nuk kishin asnjë informatë as Fadil Hoxha e as Enver Hoxha. Që të dyve u është thënë nga shkencëtarët e Kosovës për këto pazare mesikne jugosllave, dhe i pari ka shprehur simpati (Fadili), e i dyti (Enveri) ka heshtë sepse ideologjikisht nuk ka besuar se po i thuhet e vërteta. E të vërtetën sot e zbulojnë dokumentet nga Mbledhja e KNÇ të Kosmetit (para dreke), ndërsa pas dreke Konsulta e KK të PKJ për Kosmet e mbajtur në KOLOSIAN më 18 VI 1944. Në këtë tubim konstitucional dhe politik, Këshilli Nacionalçlirimtar dhe Komiteti Krahinor e PKJ-ës për Kosmet do ta APROVOJNË çdo “germë” që e kishte shprehur dhe sugjeruar Millovan Gjillasi në Letrën e tij historike dhe tragjike për ardhmërinë e Kosovës më 28 mars 1944. Kuptohet, se për këto vendime në Kolosian më 18 qershor 1944, do të njihet Enver Hoxha, përmes Ramadan Çitakut.

Duke i kuptuar makinacionet jugosllave, Enver Hoxha do të mobilizohet dhe me tërë aftësinë e tij në KQ PKSH dhe Shtab të Përgjithshëm, gjithnjë duke u maskuar që çështjen e konfliktit ta kuptojë seriozisht Svetozar V. Tempo, D. Mugosha, e së pakut edhe M. Popoviqi, për të cilin kishte një respekt të shkolluar prej komunisti. E Vërteta, Enver Hoxha do ta njoftojë Milladin Popoviqin për përgatitjen dhe nisjen e Delegacionit shqiptar për Vis ( më 12 gusht 1944), për tu takuar me Titon dhe shtabin e tij politiko-ushtark,  që gjendej në ujdhesën e Bregdetit Kroat, në VIS. Aty pas një debati dyditor, më 26 gusht 1944, do të merret vendim politiko-konstitucional me shumë domethënie strategjike dhe politike për fatin e Kosovës se: “Nëse Shqipëria ndërton sistem socialist pas çlirimit, Kosova do ti TAKOJË Shqipërisë Bregdetare; Nëse Shqipëria pas çlirimit, ndërton sistem kapitalist, Kosova do të mbetet të mbajë REFERENDUM se a do të shkojë me Jugosllavinë Socialiste apo me Shqipërinë kapitaliste”. (Koleksioni i Eduard Kardelit 1944/45-01/5-X+Y). Vijon.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Ahmet Qeriqi: Kreu shtetëror kriminal serb paralajmëron NATO-n se nëse sulmon Jugosllavinë, duhet ta dijë se çka i pret shqiptarët. (22 mars 1999)

Sot është dita e tretë e ofensivës së përgjithshme të forcave ushtarake e policore serbe. …