Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerësuar se Kosova ka pësuar shumë nga bllokimi institucional. Ky institucion ka ardhur në përfundim se ky bllokim është bërë qëllimisht dhe ka paralizuar vendim marrjen shtetërore. Pasiguria politike dhe juridike për gjashtë muaj me radhë ka sjellë rreth 300 milionë euro humbje të drejtpërdrejta, rënie deri në 25 për qind të kapaciteteve prodhuese, pezullim të kontratave ndërkombëtare dhe largim të investitorëve të huaj. Këto nuk janë vetëm statistika – janë mijëra vende pune të humbura dhe dhjetëra biznese në prag të falimentimit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa e konfirmon se e drejta ka qenë e qartë që në fillim, por ky konstatim vjen shumë vonë për ekonominë. Kosova ka humbur miliona dhe besimin e investitorëve ndërkombëtarë” thuhet mes tjerash në komunikatën e Aleancës Kosovare të Bizneseve.
