AKK NJOFTIM

Për shkak të kërkesave dhe ankesave nga qytetarët, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK),  ju ri-njofton se në platformën online e-Kosova mundësohet edhe shërbimi i nxjerrjes së certifikatës së pronës, kopjes së planit dhe koordinatave të njësive kadastrale.

Ju informojmë që këto dokumente janë të barasvlerëshme me ato që merren fizikisht në Zyre Kadastrale Komunale.

AKK-ja lidhur me këtë shërbim i njofton komunat përkatëse se të hyrat nga kjo platformë inkasohen në llogarinë e secilës komunë ku gjendet prona e paluajtshme.

Validimi i dokumentit bëhet në 2 metoda:

  1. Nëse është dokument fizik (printuar):
    • Verifikimi mund të bëhet duke skanuar QR Code dhe
    • Dhe përmes link-ut https://ekosova.rks-gov.net/akk  duke shënuar “numrin referent” dhe “numrin personal ose njësinë kadastrale” në fushat përkatëse.
  1. Nëse është dokument digjital (jo i skanuar), por i dërguar me email ose ndonjë formë tjetër elektronike:

Me poshtë gjeni link-un për qasje në eKosova për të printuar këto dokumente:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/2

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …