AKP

AKP SHPALLI SHITJEN E RE TË ASETEVE PËRMES LIKUIDIMIT Nr. 59 

KP SHPALLI SHITJEN E RE TË ASETEVE PËRMES LIKUIDIMIT Nr. 59 

Prishtinë – Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.59. Lista e aseteve për privatizim në këtë valë të shitjes përmban 31 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjes me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim nr.59 duhet të dorëzohen në Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën  05 Tetor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …