Aksion për pastrimin e qytetit të Mitrovicës

 Në shënimin e 22 Prillit – Ditës së Tokës, nga ora 10:00 ka filluar aksioni për pastrimin e qytetit të Mitrovicës dhe rrethinës.

Aktiviteti kryesor ka filluar para Komunës së Mitrovicës, të cilit i janë bashkangjitur kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe zyrtarë të tjerë.

Para fillimit të aksionit, nxënësve të tubuar në oborrin e Komunës, u është drejtuar kryetari Bahtiri, i cili me këtë rast ka thënë “Kujdesi për mjedisin është përgjegjësia jonë e përbashkët që të jemi aktiv në mbrojtjen dhe kujdesin për mjedisin tonë. Ndërgjegjësimi mjedisor duhet të jetë pjesë e sjelljes tonë, të menduarit dhe veprimit, dhe detyra jonë e përbashkët është që të përmirësojë kualitetin e ambientit në të cilin jetojmë dhe punojmë”.

Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm të saj, besoj se ju nxënësit jeni ata që do të zgjoni vëmendjen e qytetarëve se duhet ta ruajmë ambientin. Duke ruajtur ambientin, ne ruajmë shëndetin tonë, shtoi kryetari Bahtiri.

Në ndërkohë grupe të tjera të nxënësve të shkollave të qytetit kanë vazhduar aksionin për pastrim në lokacione tjera.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …