Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Aktgjykimi për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së në vitin 2026

Gjykata speciale, në Hagë kanë konfirmuar se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shpallet gjatë vitit 2026, ndërsa procesi po hyn në fazën e tij përfundimtare pas më shumë se pesë vitesh gjykim dhe mbi një dekade hetimesh. Zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle, ka bërë të ditur se trupi gjykues ka miratuar një urdhër të ri procedural, i cili përcakton afatet e mbetura të procesit kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – figura kyçe të UÇK-së, të cilët vazhdojnë të mohojnë të gjitha akuzat. Sipas vendimit të gjykatës, 19 janari 2026 është caktuar si afati final për dorëzimin e dosjeve përfundimtare nga Prokuroria, Mbrojtja dhe përfaqësuesit e viktimave, që në këtë proces janë 155 persona të përfshirë. Deklaratat përmbyllëse të palëve do të zhvillohen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, çka shënon fundin e pjesës publike të gjykimit. Pas kësaj, trupi gjykues do të tërhiqet për vendim, ndërsa aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditësh – me mundësinë e një zgjatjeje deri në 60 ditë, nëse rrethanat e kërkojnë. Ky afatim i ri vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe publik, ku procesi i Speciales vazhdon të nxisë debate për transparencën, zvarritjet procedurale dhe peshën e akuzave, ndërsa liderët e luftës së UÇK-së mbahen në paraburgim që nga viti 2020. Kritikat ndaj kohëzgjatjes së procesit mbeten të forta, me shqetësime se zgjatjet e njëpasnjëshme po ndikojnë në perceptimin e drejtësisë dhe në stabilitetin politik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Termi “Metohi” në librin e Gjeografisë shkakton indinjatë, kritika të ashpra ndaj VLEN-it dhe heshtjes së Kurtit

Një foto e publikuar në rrjetet sociale ka nxitur reagime të forta mes shqiptarëve në …