Aktivisi i shoqatës shqiptaro-amerikane në New York, Arben Dautaj aderon në PDK

Aktivisti i shoqatës shqiptaro-amerikane në New York, Arben Dautaj aderon në Partinë Demokratike të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se në këtë parti ka aderuar edhe aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane në New York, Arben Dautaj. Hoxhaj ka shpalosur punën profesionale të Dautajt, duke thënë se rogramit të rimëkëmbjes iu bashkua ish-profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, bashkëthemelues i klubit atdhetar “Jusuf Gërvalla” në New York, aktivist i shoqatës shqiptaro-amerikane dhe përfaqësues në Dhomën e Tregtisë, në Komitetin e Menaxhimit dhe Bordit të Drejtorëve në New York. “I lindur në Shkabaj të Gllanasellës, Arbeni u largua nga Kosova pas demonstratave të vitit 1981 dhe që nga atëherë ai ka qenë aktiv në veprimtarinë politike të shqiptarëve. Prandaj, Kosova duhet ta bëjë diasporën pjesë të drejtpërdrejt të shtetndërtimit, zhvillimit dhe të rimëkëmbjes. Dhe PDK ka plan konkret për këtë!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …