Aktivistët e Klubit Politik të Studentëve bënë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve studentore

Aktivistët e Klubit Politik të Studentëve, përmes një aksioni në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës, ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve studentore që do të mbahen më 13 janar.  Përmes shpërndarjes së fletushkave, Klubi Politik i Studentëve ka synuar që të informojë studentët se këto zgjedhje studentore nuk garantojnë përfaqësim të denjë të studentëve në organet vendimmarrëse të universitetit. “Sikurse deri më tani, studentët e Universitetit të Prishtinës duhet të injorojnë edhe në këtë vit të ashtuquajturat zgjedhje studentore, të cilat nuk bëhen për hir të interesave të studentëve, por për interesat e grupeve mafioze brenda Universitetit, veçanërisht në shërbim të të vetëquajturave organizata studentore”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Qeveria e ardhshme e Kosovës do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se …