Me aktivitete përkujtimore e sportive do të shënohet 17 vjetori i rënies së Komandantit Ilaz Kodra

Në nderim të heroit dhe Komandantit të UÇK-së Ilaz Kodra, Komuna e Skenderajt, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sektori i Sportit; organizon Turne në futboll të vogël.

  • Turneu mbahet më 29 prill 2016 në Skenderaj më fillim në ora 11:00.

  • Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, më 29 prill 2016, në ora 14:00, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar Komandantit Ilaz Kodra.

  • Ndërsa më 30 prill 2016 mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Polac dhe pranë Kullës dhe Bustit të Ilaz Kodrës në Prekaz të Poshtëm.

  • Po më 30 prill 2016 në fshatin Fortesë të Drenasit, në vendin e rënies së Ilaz Kodrës në përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve të kësaj ane mbahet Tubim Përkujtimor.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …