Aktivitete sportive në Malishevë me rastin e 1 Qershorit  

Drejtoria për Arsim dhe Edukim, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Klubi i Atletikës “Malisheva”, në Malishevë për nderë të 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, organizojnë aktivitetin e vrapimit rrugor, me moton “Të vrapojmë së bashku”. Ky vrapim mbahet më 1 qershor 2016, duke filluar në ora 10:00.

Gara e vrapimit fillon në rrugën pranë parkut të qytetit në Malishevë (prapa shtatores së Adem Jasharit).

Orari i vrapimit

Kategoria: Vajzat dhe meshkujt e shkollave fillore – klasa 4, viti I lindjes 2007 e më të rinj,

Disiplina:       400 m

Ora e startit:  10:00

Për shkak të moshës së re fëmijët që marrin pjesë në këtë vrapim do të jenë të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Çdo shkollë ka të drejt të paraqesë nga tre garues për të dy gjinitë.

Fituesit e tri vendeve të para do të shpërblehen me kupa, medalje dhe diploma.

Sigurimin e shtegut e bënë Policia e Kosovës (stacioni i policisë në Malishevë),

QKMF në Malishevë, do të kujdeset për shëndetin e fëmijëve

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …