Me aktivitete të shumta komuna e Malishevës përmbyll manifestimet përkujtimore në 18-vjetorin e çlirimit

Me aktivitete të shumta komuna e Malishevës përmbyll manifestimet përkujtimore në 18-vjetorin e çlirimit

Me aktivitete të shumta tematike e kulturore, komuna e Malishevës sot ka vazhduar aktivitetet tematike e përkujtimore në 18-vjetorin e çlirimit.  Sot në mëngjes u mbajt Mbledhja solemne në sallën e Kuvendit, më par u vendosen  buqetave me lule te Shtatorja e Komandantit Legjendar “Adem Jashari”  dhe u bënë   vizita te  varrezat e Dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe në Prekaz. Në orën ra 13:00 – Tubimi qendror dhe ndarja e çmimeve tradicionale në Shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.  Në orën 14.00 në sallën e Shtëpisë të Kulturës, “Tahir Sinani” u shfaqen dy  filmave dokumentar, që i ka përgatitur televizioni Dielli,  për masakrat  që  kanë kryer  serbët më  mars të vitit 1999  në fshatin  Burim,  dhe masakrën që ndërmorën  më 26 shtator të vitit 1998 në fshatin   Gollubovc të komunës së Malishevës.  Pastaj aktivitetet kanë vazhduar   me Koncert në parkun e qytetit, me këngëtarë të njohur të estradës sonë dhe përmbyllen me shtruarjen e iftarit për familjet e dëshmorëve dhe me ndezjen  fishekzjarrëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …