Të mërkurën mbrëma ka përfunduar festivali i folklorit “Oda e Llapushës”- edicioni i tetë. Festivali është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe fitues i festivalit, nga juria profesionale, është shpallur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” nga Deçani, të cilët me plotë meritë, duke shpalosur vlerat e mirëfillta të folklorit të pasur shqiptar dhe traditës shqiptare, janë shpallur fitues të këtij edicioni të festivalit “Oda e Llapushës”, që është njëri ndër festivalet më të mëdha të folklorit.

Në këtë edicion të tetë, të festivalit të folklorit, tashmë tradicional, kanë marrë pjesë ansamble, grupe, rapsod e instrumentist të shumtë, nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët janë prezantuar me programet e tyre, duke interpretuar, këngë, valle e lojëra nga tradita e pasur e folklorit shqiptar.
Po ashtu, edhe pjesëmarrja e shikuesve ka qenë, si asnjëherë më parë, duke u mbushur i tërë bulevardi në qytetin e Malishevës.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
