Ka filluar të asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në Skënderaj

Ka filluar sot të asfaltohet rruga “Ilaz Kodra” në qytet, një nga më të frekuentuarat e zonës, duke u transformuar kështu në një pjesë urbane të modernizuar si pjesë e Bulevardit “Ilaz Kodra”, i cili është zgjeruar me trotuare të gjera, ndriçim të ri publik dhe infrastrukturë përcjellëse të kompletuar.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë procesin e asfaltimit të kësaj rruge mjaft të rëndësishme brenda qytetit të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …