Alarm tregtar: Importet nga Serbia shpërthejnë në vitin 2025 – rritje 94% dhe varësi në rritje e Kosovës

Viti 2025 ka shënuar një rikthim drastik dhe të paprecedentë të mallrave me origjinë serbe në tregun e Kosovës, duke përmbysur plotësisht trendin rënës të vitit paraprak dhe duke ngritur pikëpyetje serioze mbi politikat tregtare dhe ekonomike të vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës për periudhën janar–nëntor 2025, vlera e importeve nga Serbia ka arritur në 213.1 milionë euro, që përbën një rritje marramendëse prej 94 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur importet ndaleshin në 109.8 milionë euro. Dinamika e këtij viti ka qenë aq intensive, saqë vetëm në 11 muaj është tejkaluar i gjithë volumi i importeve nga Serbia i realizuar në dy vitet paraprake së bashku. Edhe krahasuar me vitin 2023 – një vit me import relativisht të lartë prej 188.5 milionë eurosh – viti 2025 shënon sërish rritje prej 13 për qind. Statistikat tregojnë se gjatë vitit 2025, Kosova ka importuar mesatarisht 19.4 milionë euro mallra serbe çdo muaj, gati dyfish më shumë sesa mesatarja mujore e vitit të kaluar, një tregues i qartë i rikthimit të varësisë ekonomike nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

HAGA NË MOMENTIN FINAL: Nga 9 deri më 18 shkurt fjalët e fundit në gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka hyrë në fazën përfundimtare të njërit prej proceseve më të debatueshme dhe …