Albert Rohan

Albert Rohan thotë se shkëmbimi i territorit midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte mënyrë e gabuar

Albert Rohan, ish-zëvendësi i Martti Ahtisaarit në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, beson se shkëmbimi i territorit midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte mënyrë e gabuar. Diplomati austriak në një deklaratë për të përditshmen vjeneze “Der Standard” ka kujtuar se një nga parimet në të cilat janë zhvilluar negociatat për Kosovën si dhe plani i Ahtisaarit ishte se nuk të ketë bashkim të një vendi me një tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …