Albert Z. Zholi: Elona


           Pronari, i lokalit, afër qendrës së Athinës, i ndërronte shpesh kamerieret. Zakonisht preferonte ruset, bullgaret dhe shqiptaret, të cilat i paguante sa për të thënë. Kur mbeteshin pa punë ato s’kishin ku të ankoheshin se ishin pa dokumente. Pronari, mesoburrë, ishte dhe qejfli-femrash. Si zor t’i shpëtonte ndonjëra nga punëtoret pa e shtënë në dorë.


          Elona erdhi në atë lokal  gjashtë muaj pasi kish lindur fëmijën e dytë. Aty ishin punësuar edhe dy shqiptare të tjera. Nga të pesta Elona binte në sy menjëherë, me atë trup të gjatë si selvi e me atë fytyrë si të bardhe e të lëmuar si bora. Veç bukurisë trupore ajo zotëronte edhe dy gjuhë të huaja, që e bënin më të veçantën e atij lokali. Pronari autoritar rrinte në tavolinë, pranë arkës, duke zotëruar me shikim gjithë rregullsinë e punës. Me ardhjen e Elonës u shtua edhe më klientela, sidomos e intelektualëve, që komunikonin lirshëm me të në greqisht, anglisht e frëngjisht. Ishte hera e parë që pronari nuk ndjehej aq “kaposh”. Pas disa ditësh, ndryshe nga praktika e punës, ai i besoi edhe arkën Elonës. Një mbrëmje ai i lajmëroi punonjëset se të nesërmen do të shtrohej një koktej, ndaj do të shtyhej orari i punës. Në atë koktej kishin ardhur personalitete të politikës, kulturës e artit. Një gjah i mirë parash për pronarin. Kur mbaroi darka, ai u dha punonjësve nga pesë mijë dhrahmi shpërblim dhe lekët e taksisë, për t’u kthyer në shtëpi.


          -Ti Elona do të rrish edhe pak që të bëjmë gjendjen e arkës-i tha ai pa e shikuar në sy.


          Punonjëset e tjera u larguan. Elona ndenji, me mëdyshje, dhe nisi të bënte gjendjen e arkës. Kur ishte në të mbaruar nga prapa ndjeu frymëmarrjen e pronarit. Buzët e tij të trasha ajo i ndjeu mbi flokë.


          -Elona, a do ta kalojmë bashkë sonte?-zëri i tij i dridhur jepte sinjalet e një epshi që pritej të shpërthente.


          Ajo u ngrit, vrullshëm, në këmbë dhe u kthye nga ai:


          -Si the?-i foli kërcënueshëm.


          -Të flemë bashkë sonte. Të gjitha ato lekë janë të…


          Nuk arriti të mbaronte dot fjalën. Një shuplakë vetëtimthi i plasi mbi faqet e plluqta.


          -Elona, unë…


          Një shuk pështyme i mbuloi fytyrën. Kur ai mori një karto pecetë të fshihej, ajo përplasi fort derën dhe u gjend në rrugë. Atij nuk i besohej ç’kishte ngjarë. Kishte dhjetë vjet që punonte me punonjëse të huaja dhe asnjëherë nuk qe thyer i turpëruar.


Athinë-2000.


 


Çmimi dhe përçmimi


 


Si dy torba    njeriu  i  mban  gjithmonë  me  vete  janë Çmimi dhe  Përçmimi…Si dy  torba    mbushjen  nga të tjerët me  çmim apo përçmim për  të …Dy torba varura    qafën   e secilit: Torba  e çmimit  varet  nga  qafa prapa  shpine, ndërsa  torba  e përçmimit  varet  nga  qafa  para  gjoksit …Dhe  njerëzit  e çmojnë dhe  e përçmojnë  njeriun … e  ai  ecën në  udhët  e jetës  me  dy  torbat  e varura    qafë … E torbat  mbushen  e rëndohen  se njeriu  kërruset  e  përthyhet  deri  sa  shkon    varr  me   dy  torbat  e padukura në  qafë …Po,pse  kërruset  e përthyet  i ziu  njeri?!… Se  torba  e përçmimit  i  rëndon  e  i  rëndon  sa  i    frymën ?.


Po  brenda  tij  ç’ndodhi ?…


Brenda  mushkërive të çdonjërit  gjendet  çmimi  e përçmimi. Njëra  mushkëri   e mbushur  me  çmimin  dhe  tjetra  mushkëri  me  përçmimin…Disa  kanë      zmadhuar  mushkërinë  e çmimit, dhe këta  janë më të  rrallët. Disa  kanë më të  zmadhuar mushkërinë  tjetër, atë    përçmimit  dhe  këta   janë me    kudo  ndodhurit… Disa  kanë ekuilibër  mushkërish  me  çmimin  e përçmimin    një  frymëmarrje  e  frymëmarrje  harmonike, dhe  këta  janë  fare      rrallët…


…Dhe  njerëzit  frymëzojnë  me mushkëritë  e tyre  dhe cmojnë  apo i  përcmojnë  njerëzit…


Dhe  torbat  e njeriut  mbushen  me  cmimin  e  përcmimin  e  jetës…


Pse  kërruset  e  përthyhet  i  ziu  njeri??…


 


 


Albert Z. Zholi: Pak histori mbi rrugëtimin e Radiotelevizionit


 


Radio është një media e cila që prej një shekulli ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve. Sot në shumë shtëpi, qendra publike dhe qendra pune vërejmë lloje të ndryshme radiosh. Në vitet 1890, studiuesit bënë përpjekje të shumta për të zbuluar dhe përdorur valët radiofonike. I pari që hodhi idetë për radiovalët ishte Nikola Tesla. Në vitin, 1896, Tesla, me origjinë kroate, botoi  një material ku përshkruante hollësisht në një skemë të gjithë elementët e një transmetuesi radio që më vonë u përdor nga Markon. Duke u bazuar në teorinë e Teslës, inxhinjeri i apasionuar Italian Markon (Marcon) me shumë vështirësi realizoi më në fund shpikjen që bëri bujë dhe që e bëri atë të pavdekshëm, pra radion.. Megjithëse në fillim valët e radios u përdorën për komunikim mes anijeve apo për komunikim në ushtri, në fillim të shek 20-të me ndërtimin e radiostacioneve dhe antenave, radio u bë një media publike për argëtim dhe për transferimin e informacioneve. Radio me shpejtësi hyri nëpër shtëpitë e njerëzve dhe u bë një mjet i rëndësishëm në jetën e tyre.Aktualisht gjendja e radios ka ndryshuar. Megjithëse kjo media ka bërë përparime të dukshme, ajo po përballet me konkurrentë të rinj dhe të fuqishëm.


 


Amerika e para në botë


 


Amerika. Superfuqia e botës. Aty ku janë mbledhur ajka e trurit botëror. Vendi i demokracisë së vërtetë ku shkenca përparon më shpejtë se koha. Në këtë vend të begatë u përdor për herë të parë radioja. Ishte data 15 qershor e vitit 1920. Një aparat radioje dhe një studio e thjeshtë. Lëvizet një çelës i një aparature… Dhe ja…Magjia e pritshme dha frytet e saj. Bota po përjetonte një shpikje të madhe. Nga lëvizja e këtij çelësi, nga aparati i radios,  këngëtarja amerikane, Neli Melba, për herë të parë në historinë e njerëzimit, përhapte  para mikrofonit të Radio Pitsburgut këngë që, përshkroi hapësira të pa matshme.  Bota po përjetonte një ditë të veçantë. Shkenca dhe bota mbarë ndjenë fillimin e një ere të re. Të erës së bukur të radiofonisë.


28 Nëntor, 1938, dita e inagurimit të Radio Tiranës


Afërsisht 18 vjet më vonë, pas Amerikës, era e radios arriti dhe në Shqipëri. Ndoshta jo me aparaturat më të përparuara të kohës, por sidoqoftë për jetën e shqiptarëve ishte një eveniment. Ishte nisma e Zogut të parë që dhe në Shqipërinë e prapambetur të vinte magjia e radiofonisë, kur në mbarë Evropën radio kishte hyrë në pjesën dërrmuese të popullsisë. Data 28 Nëntor 1938 shënon fillimin e kësaj magjie në Shqipëri. Gazeta “Drita” e datës 29 nëntor 1938, në artikullin “Si është përbërë stacioni ynë i Radio Tiranës”,  midis të tjerash, shkruan: “Naltmadhnia mbreti dhe mbretëresha inauguruan solemnisht Radiostacionin. Në qendrën e Radiostacionit që gjendet në Laprakë, ishin përqëndruar autoritetet më të larta civile e ushtarake të vendit”. Ndërsa një ditë më vonë, pra më datën 30 nëntor “Gazeta e Korçës” shkruante: “Me hapjen e këtij stacioni u plotësua me sukses një mungesë e dukshme. Shqipëria ishte i vetmi shtet i Evropës pa një stacion të tijën. Është e vërtetë se shërbimin e lajmeve në gjuhën shqipe e kryente me mirëdashje radiostacioni i Barit me shërbimin e tij të përditshëm e gjithashtu me emisione të rralla koncertesh, por këto nuk mjaftonin”.


 


Historia e televizionit


 


Magjia e televizionit mbetet po aq i ëmbël sa dhe ditën kur u zbulua. Dekada më parë askush se kish menduar që dhe brenda shtëpisë mund të shihje, filma, drama, ndeshje sportive, festivale, dokumentarë etj…Ishte zbulimi i televizionit që ëndrrat njerëzore të mernin tjetër kuptim. Televizioni i parë u zbulua nga J. L. Bajd, më 1928. Por transmetimet do të zhvilloheshin disa vjet më vonë.


Pikërisht, në Evropë fillimet e programeve të TV i gjejmë në  Lojërat Olimpike të vitit 1936 të zhvilluara në Berlin të transmetuara në salla kinematografike. Ishte koha kur nazizmi po përfshinte çdo qelizë të shtetit gjerman. Në Londër në nëntor të vitit 1948 nga një studio nisi transmetimi i programeve të rregullta prej dy orësh në ditë. Pas Luftës së Dytë Botërore TV hyri në të gjitha vendet evropiane, Shqipëria ishte i vetmi vend i Evropës që ende nuk kishte të paktën një qendër sado të vogël televizive.


Viti 1960. Për median shqiptare tashmë fillon një epoke e të re. Janë hapat e para të televizionit eksperimental. Edhe në ballkan, janë po këto vite që kish filluar televizioni. Duhet të theksojmë se, ideja për krijimin e një qendre televizive pranë Radio Tiranës kishte lindur disa vjet më parë. Këtë e dëshmon një letër e drejtorit të Komitetit të Radiodifuzionit Shqiptar, Petro Kito, drejtuar Presidentit të Komitetit të Radios Çeke, Frantishek Novacek që ndodhet në fondin e RTSH të Arkivit të Shtetit. Për fat të keq kjo letër nuk ka datë, por, siç del nga përmbajtja, është shkruar  para 29 nëntorit të vitit 1959.


29 prill 1960, Shqipëria me televizion. Hapi ishte hedhur.


Më datë 18.4.1960 sekretariati i Komitetit Qëndror në mbledhjen e kësaj date, pasi shqyrtoi propozimin e Drejtorisë së së Agitpropit, mori vendimin për ngritjen e Qendrës Eksperimentale të Televizionit me aparaturat e dhuruara nga B.Sovjetik, RD Gjermane dhe R.Çekosllovake.


Më 29 prill të vitit 1960 në orën 18.00, fatin e madh për të bërë prezantimin historik të këtijë televizioni e pati Stoli Beli. Ajo në këtë ditë historike të medias vizive shqiptare anonccoi programin e parë në televizionin eksperimental shqiptar. Emocionet e saj ishin krejt të natyrshme, por jo vetëm për të, por edhe për ata pak teleshikues të pak televizorëve që ishin një thesar i vërtetë për ata që i kishin në shtëpi. Kamera e parë, prodhim gjermano-lindor, e vjetër, e vetmja në Qendrën Eksperimentale të Televizionit, e dhuruar nga Televizioni i RD Gjermane, shërbente për të gjitha llojet e transmetimeve (biseda, më pas lajme, emisione për fëmijë, koncerte), të cilat bëheshin drejtëpërdrejtë në studio. Qendra eksperimentale e Televizionit ishte e vendosur në një vilë njëkatëshe pranë godinës shtesë të Radio Tiranës në rrugën “Kont Uranit”. Transmetuesi i sinjalit ishte ngritur në tarracën e godinës shtesë të Radio Tiranës. Ai kishte një fuqi prej 20 vat dhe siguronte transmetimin e figurës vetëm në Tiranë. Programi i qendrës Eksperimentale transmetohej çdo të premte, të shtunë e të diel dhe zgjaste 2-2.30 orë (18-20-20.30). Ai përfshinte, siç thamë, kryesisht  filma artistikë, dokumentarë, biseda, pjesë muzikore të shoqëruara me piano, (Faqe nga “Historia e Televizionit”, Y. Pepo, “Shkenca dhe jeta” nr. 2,1987).


 


 


Albert Zholi: Psherëtima dhe e qeshura e Fanit


 


“ Do Zoti  e  bëhet  Shqipëria  se  ngelëm  me trastë  krahut …” Kështu më  thoshte Fani sa  herë  që e takoja. Pastaj  niste  nga  bisedat  për  politikën  e politikanët, ku  kishte  mbushur  një  torbë  me  barcaleta  nga  ato    tregonion  shqiptarët    cdo  sahat    ditës … Por    atë bisedë  na  hodhi  dhjetë  vjet    shkuar:


 


1.     DY VJET  PA GJUMË…


 


 


-Eh ,-psherëtiu  Fani  duke  fërkuar  mjekrën.


– C’pate ? – i them.


-C’të   kem, deri  dje  trembeshim  ne  nga    huajt, tani  tremben  ata  nga  ne.


-S’të  kuptoj .


-C’të  kuptosh, ju  gazetarët  doni  t’i  themi  fjalët  si doni  ju .


 


Ja, më  1987-tën, në  verë, kisha  lënë  një  takim  me  një  mikun  tim në  turizmin  e qytetit    Sarandës. Pa pritur, para këmbëve    mia, ndalon  një  autobuz  me turistë. Nga të  folurit  ishin  grekë. Turistë me  pikatore    atë  kohë…Ata  morën  plackat  e  u  ngjitën  shkallëve. Në fund  mbeti  një  burrë plak  mbi të  65-tat. Para  këmbëve  kishte  një  goxha  valixhe  sa  një veturë…Bëri  dy  herë  ta  ngrinte, por… valixhja  nuk  lëvizi, ndërsa  ai  gati  u  shtrembërua, sa    rrëzohej, e  pashë    për  të, aty  edhe   dhjetë vjet  do    rrinte  plaku, dhe  valixhja  me  rrota…. Pa i thënë  gjë, ngrita  valixhen  dhe ngjita  shkallët. Ia  lashë  para  derës së  ashensorit. Kur  do    ikja, sigurisht  pa  e hapur gojën, si    isha  memec, plaku    zgjati  dorën miqësisht. “Efhariristo”, më  tha  plaku e    dorë    lëshoi  një  monedhë  letre…E pashë, ishte  një mijë  dhrami. U  sula  tek ashensori, por  dera  u  mbyll . “Bobo c’më gjeti !” thashë me  vete  dhe  pashë  rreth e  rrotull  mos  ma  kish  ngjitur  ndonjëri  damkën. Dora  pa më  pyetur  mua   e  kish  fshehur    xhep mijëshen. Ashtu i  djerësitur  mora  udhën e shtëpisë. Udhës  mallkoja  plakun  dhe  veten. S’dija  c’të  bëja  me  dhramitë. Ti  hidhja ? Më  dukej  vetja  vec  frikacak  dhe  i  cmendur…Pastaj  c’bëra ?  I fsheha    një  kuti  nga ato    bojës  së këpucëve  dhe i  vura  poshtë kutisë    ujit    kafazin  e  pëllumbave…Mbi  dy vjet  aty  mbetën  dhe unë me frikë  se  mos  ndonjë  natë na vinin  ata    sigurimit  dhe për  një mijë  dhrami  më e pakta  ishte  1000 ditë  burg…Kështu  derisa “ socializmi”  shqiptar na dha  lamtumirën…


 


2. JO, EDHE   UJIN  E  DETIT  E  MORËM  HUA…


 


 E ktheu  gotën  e birrës  me  një  frymë, e  përmbysi  edhe  një herë  shishen  me  dy  gotat  dhe vazhdoi:


Para  një muaji  zura  punë    një  zdrukthtari . Aty  punonte  edhe  një  shqipo  tjetër …Sa  mori  vesh    dhe unë  isha  shqiptar, ai më  pa  me  inat …Epo  kjo  pikë  e zezë, thashë  me  vete. Unë u  gëzova    gjeta  një  shqiptar      punojmë  e të  qajmë  hallet  ky?… Ky    mban  kokën  mënjanë…


  nesërmen  e përshëndeta: Mirmëngjes Spiro! Se  Spiro  e  flisnin.


“ Kalimera”, ma  ktheu  Spirua, sikur  i kish   ngrënë gomari  bukën…


Mbas  disa  ditësh  Spiroja  nuk  erdhi    punë  se  ishte  i  sëmurë … Kur  u  ulëm për    ngrënë  drekë, pronari    thotë:


-Shtëpinë  e ke kompletuar ? I ke  marrë  televizor, frigorifer, lavatrice?…


-I kam marrë  iu  përgjigja.


-Po  si  bënit  në Shqipëri  pa  këto  mjete  kaq    domosdoshme ?


-Unë i  kisha  edhe    Shqipëri.


-Si?


-Pse  habiteni, shumica   i  kishin    shtëpitë e tyre …


    Po Spiros  unë  ia dhashë    gjitha  paisjet, më  tregonte  se në Shqipëri  nuk  kishin  as  krevate  për të  fjetur, pa  le  nga  këto  gjëra … Po  domate, speca, portokalle, mjaltë  kishit?


Unë  qesha. E si    mos  qeshje  me  ato    dëgjoje ?… Spirua  i  kish thënë  se  nuk  kishim  as  brekë dhe pronari i   besonte  ose  kish  qejf ta  besonte …


-Pse  qesh ? Do të  thuash  se  i  kishit   dhe  këto ?- foli  pronari  për  domatet e  specat …


-I  kishim, por  jo  gjatë gjithë  vitit …


-Atëherë pse  erdhët  këtu, kur I  kishit    gjitha?, foli  si  I  zemëruar pronari.


-Që  të bëjmë  punët tuaja,- ia  ktheva  dhe unë  me  atë  ton…


-Po  plazh  kishit?


Ia  dhashë  një  të qeshur  sa    dolën  lotë  nga sytë … “  E po  sikur  vijmë  nga  shpellat ?”, mendova. Por  fajin  nuk  e kish  greku , por  Spiro” Kalimera”


-Jo   edhe  ujin e  detit, tani    u  hapën kufijtë  e  morëm  nga  ju…  i  thashë  me    qeshur  grekut. Ku  ta  dinte  ai  se  unë    det  zhytesha  nga  dritarja  e shtëpisë…


 


 “… Ka  hidhërim edhe në gotën  e dashurisë më të  lumtur… ( F. Niçe)


 


(Athine 1997)

Kontrolloni gjithashtu

SEJDO HARKA; “Artisti i Popullit” Reshat Arbana në gjurmët e një ‘’bestselleri’’  tek Libri i Albert Zholit  

Të shkruash për ‘’Artistin e Popullit’’ Reshat Arbana, është si të gdhëndësh një  statujë prej …