Milaim Sylejmani: Letër e hapur të gjitha ambasadave të akredituara në Kosovë


Të nderuar ambasadorë!


 


Me lejoni që përmes kësaj Letre të kërkoj ndihmën e Juaj për lirimin e Hoxhallarëve më eminentë të bërë ditëve të fundit nga Qeveria e Kosovës. Këto arrestime pa dyshim që janë pasojë e krizës politike në të cilën kanë hyrë pushtetarët tonë, dhe tani më është shumë e qartë që nuk kanë zotësi të dalin. Në këtë situatë shumë kritike,  “prodhimi” i krizave shpesh herë shihet si e vetmja zgjidhje nga pushtetarët tanë. Kjo është dëshmuar edhe më herët.


Duke pasur konsideratë të veçanet për ndihmën e Juaj, dhe duke Ju konsideruar hisedar në shtet ndërtimin  e  Kosovës, ndihma dhe përvojat e Juaj janë më se të domosdoshme. Shumë mirë shihet mos zotësia dhe përzierja në punët e gjyqësorit nga ana e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaqi dhe vartësve të tij.  Me shumë keqardhje është më se  e kuptueshme që këto arrestime janë bërë pikërisht për nëpërkëmbje dhe mos durim fetar. Në këtë rast mos durim apo in-tolerancë ndaj Fesë Islame. A nuk është e mjaftueshme kallja e flamurit islam (shehadetit) nga të rinjët e PDK-së në mes të Prishtinës, a nuk është në këtë frymë deklarata e këshilltarit të Kryeministri Blerim Latfi: “Nuk është puna te Hoxha, puna është te Kurani”, (dmth Kuranin nuk e duron!) në emisionin Rubikon javën e kaluar (shembuj të tillë jam i bindur që edhe Ju e dini më mirë se unë që ka shumë në Kosovë). Jam shumë i sigurt se në vendet tuaja këto dy raste do të ndiqeshin nga organet gjyqësore për blasfemi. Këtu fare nuk patë reagim  ”ex officio”  të prokurorisë.  Sa i përket arrestimeve përgjegjësia është individuale dhe procedurat ligjore kanë mundur të fillohen individualisht nëse organet kanë prova për shkelje ligjore, e jo në mënyre spektakulare  të pa parë në histori, të arrestohen 15 hoxhallarë  përnjëherë  thuaj se kanë kapur ndonjë kriminel të tipit Voisllav Sheshel apo Ratko Mladiq!


Këto janë arrestime politike prandaj edhe ndërhyrja e Juaj është e domosdoshme për të mos eskaluar situata edhe ashtu shumë e brishtë në Kosovë.


 


Përndryshe tolerancën fetare në Kombin tonë      miri e dëshmoj vizita e djeshme e Papës në Tiranë. Tolerancë kjo e dëshmuar me shekuj dhe në kohë shumë    të vështira, për të cilën edhe jemi shumë krenar.


Duke Ju kërkuar ndjesë për mungesë të  shprehurit diplomatik qysh ju e meritoni, unë ua dërgoj edhe një opinion timin rreth këtyre ngjarjeve ku do të keni rastin të lexoni më shumë fakte për mos durim fetar nga Qeveria e Kosovës.


Prishtinë, 22.09.2014


Me shumë Respekt,


 


Milaim Sylejmani, veteran i UÇK-së (ish shef i Operativës Brigada 173, Gursel e Bajram Sylejmani)


 


Këtë letër,  përveç  mediave do t’ua përcjelli edhe ambasadave ne adresat elektronike qe i gjeta në ueb-in Ekonomia-ks. 


 


 


 


Tani më të gjithë  e kemi të qartë, bile edhe ata që veç e ndiejnë veten myslimanë, se në Kosovë në mënyrë të vazhdueshme Feja Islame është vënë cak i sulmeve fillimisht propaganduese, mediale; speciale dhe së fundi përmes burgosjes masive të hoxhallarëve. Këso burgosje, avokati, Mahmud Halimi tha se nuk dihet në histori të ketë bërë ndonjë pushtet, qoftë të hoxhallarëve apo të klerikëve të feve tjera. Bile këso burgosjesh masive nuk kishte bërë as kryeatesiti botëror ose si t’i them kryegjyshi botëror, lideri i ateistëve, Enver Hoxha.


Në librin “Konspiracioni Antishqiptar Sllavo-Grek” Sabri Maxhuni-Novosella  thotë se në Kuvendi e Kosovës ( që është harruar kur është shpërbërë) kanë qenë 19 enverist, dmth ateist/komunist.  Duke qenë të tillë, po del se ata asnjëherë nuk e kanë ndryshuar ideologjinë  që rrënjët i ka në Moskën e Stalinit. Këta për nga ideologjia kanë mbetur të tillë, edhe nëse kanë dhënë kontribut gjatë Luftës së fundit ( nga përvoja ime ata luftën e kanë bërë në atë mënyre që gjithqysh të mbesin gjallë!!!), edhe nëse janë kamufluar nën petkun e demokracisë dhe nën këtë petk janë afruar me demokracitë perëndimore, por si duket edhe perëndimorët i kanë kuptuar pabesitë e tyre fillimisht ndaj Kombit të tyre, e të tillët kurrë nuk mund të jenë aleat të sinqertë dhe të besueshëm duke qene vazhdimisht servil ndaj të huajve dhe të dëmshëm për vendin dhe Kombin e tyre. 


Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Kosovë, nëse nuk gabohem janë deklaruar 1289 ateistë. Apsolutisht shumica prej tyre janë me pak shkollë e shumë filozofi, me imponime dominuese  në biseda e ndeja, thirrën bejagi në vlera perëndimore, e kanë më së paku vlera të tilla.  Paraqitën musliman si prindërit e tyre. Shpesh rrejnë se babën apo dikend në familje e kanë hoxhë në mënyrë që kundërshtimet që i bëjnë fesë të jenë të arsyeshme, për shkak se ata kanë dituri të trashëguar për këtë çështje. Gjithqysh thirrën në “shqiptarizëm”! kur i pyet a ka gjerman që thirren në “gjermanizëm” apo ndonje komb tjetër, ata vetëm dinë  të zgërdhihen dhe në fund përgjigjen e vetme që e kanë është se: ne jemi më ndryshe nga tjerët! Pastaj ata në mënyrë perfekte janë kujdesur që të shpërndahen dhe të pozicionohen ku më shumë, e ku më pak, nëpër të gjitha partitë politike, dhe përmes tyre duke perfitur pozita të pamerituar ekzekutive si në organe shtetërore ashtu edhe në kompani publike, Universitete Publike, asociacione e shoqata të ndryshme.


Tani t’i kthehemi çështjes kryesore në këtë trajtim: Arrestimeve politike të bëra ditëve të fundit nga qeveria e Kosovës të udhehequr nga Hashim Thaçi, dhe dukurive tjera antikombare dhe antiisame të ndodhura këto ditë në Kosovë. Ajo çka çdo qytetar i vëmendshm e vëren është se këto përgaditje janë bërë  herët,  shumë herët. Janë bërë mënjeherë pas Lufte, bile nëse me lejohet, janë bërë edhe gjatë e edhe para Luftës së fundit. Nëse dikush mendon kundër kësaj qka po shkruaj, atëhërë ju lutem si mund t’i përgjigjeni deklaratës së Fadil Demaku pas arrestimeve të 40 vetave me akuzë për terrorizëm, se ka qene drejtor i antiterrorit në SHIK prej viti 1999!!! për çfarë terrori ka mund të flitet në vitin 1999, përveç terrorit millosheviqian. Apo mos është harruar ai terror që atëherë?! Këtu paska filluar pikërisht ajo çka thot shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti: “Jo njëherë ka ndodhur që kur vjen në pushtet i porsaçliruari, ai të sundojë me metodat që i njeh – ato të sunduesit nga i cili është çliruar dhe, të ketë po të njëjtën mendësi politike – atë të robëruesit të tij të deridjeshëm” ,  i cili në një rast tjetër përafërsisht pati deklaruar se ” më lehtë në Kosovë është të thuren lavdi për Millosheviqin se sa të flitet mirë për islamin”.


Pra, përafërsisht para një Muaji u bënë arrestimet e para të kësaj pune 15 vjeçare . Këto arrestime të quajtura kundër terrorizmit u percillen me pompozitet nga mediat si vendore dhe ndërkombëtare. E si  të ndryshe kur dihet rrezikshmëria e terrorizmit?! Këtu shtrohet një pyetje: kujt i shërben përveç armiqve tone që në Kosovë të ketë terrorizëm!? dhe pyetja tjetër: A ka Kosova kapacitete të përgjigjet ndaj 40 terroristëve, nëse vërtetë ata do të ishin terrorist!? Terrorist në kuptimin e plote siç i shohim në filma. Unë mendoj që jo. Të gjithë u arrestuan pa paturr kurrëfarë rrezistence. Kjo nuk është në natyrën e terroristëve. Shpresoj e lutem që kurr  Kosova mos të ketë nevojë për kapacitete të tilla.


Sa i përket shkuarjes së qytetarëve tonë dhe pjesëmarrjes së tyre në luftën e Sirisë mendoj se i pari që duhet të shkoj në burg është pikërisht Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi e jo Hoxhallarët. Derisa unë kurrë nuk kam dëgjuar Hoxhë të bëjë thirrje për shkuarje në Siri, Bajram Rexhepi lejoi trajnimin e  ushtrisë siriane  në Shkollën e Policisë në Vushtrri. Kjo çështje u ngritë nga Ambasadori i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Parashtrohet pyetja: A mos Ju dasht kjo punë Rusëve, a mos është pjesë e konspiracioneve antishqiptare sllavo-greke?!  Arsyet dhe skandalet tjera, si skandali i pasaportave, i vjedhjes së arit, i vjedhjes së drogës dhe dëshmive tjera janë trajtuar kaherë nga shumë qarqe.  E pakta që do të duhej bërë kaherë ky njeri, nëse do të kishte sadopak moral  është dorëheqja. Une nuk dij me  çfarë morali është i ndërtuar karakteri i këtij njeriu kur në dy Televizione kërkon që në Kosovë duhet të ketë Islam Sekular, Islam Laik!!!! Unë ketu nuk kam as koment e as përgjigje.  Gjithsesi  jam kundër shkuarjes në atë luftë dhe nuk paragjykoj përgjegjësi të askuj pa vedim final gjyqësor.


Për fund dëshiroj t’i përmendi edhe disa momente që në mënyrë apsolute dëshmojnë për këto “kryqëzata” .


Qohen të rinjtë e PDK-së me logo “Misioni i Ri”  e ndezin flamurin e muslimanëve, i vëjnë zjarrin Shahdetit në midis të Prishtinës!!! Kjo praktikisht ishte thirrje për lufte vëllavrasësë në mes shqiptarëve, në  mes muslimanëve dhe ateistevë, ose më mirë të them antiteistëve. Po ku ishin këta burra kur Don Kçira bëri thirrje për rrjepjen e 1 milon e 900 mij shqiptarëve musliman, ose kur Norvegjezi Brejvik masakroi 77 qytetar të pafajshëm, dhe siç dje lexova babai i tij thot se fare nuk është penduar. Sipas tyre a do të duhej të digjej kryqi në mes të Prishtinës?! Unë them kategorikisht JO. Edhe flamurin tone kombëtar e keqpërdorin kriminel ordiner të ndryshëm (shqiptar) nëpër botë që shpesh na vije turp me të bërat e tyre. Por, askush  nuk e bëri një gjë të tillë. Askush nga popujt e botës nuk e dogji flamurin  tonë kombëtar për shkak se shqiptarët u shitën drogë fëmijëve të tyre! Shyqyr Zotit qytetarët tonë nuk ranë në këtë kurth konspiratvive.  Po të ishin ata vertetë vetëm kundër “ISIS” kanë mundur këto akronime t’i djegnin dhe pa dyshim që do të kishin edhe perkrahjen time dhe të të gjithë shqiparëve musliman. Jo, nuk ishte arsye “ISIS”. Arsye ishte pikërisht Islami si Fe.  Këtë e dëshmoi katërcipërisht , në emisionin “Rubikon”  të datës 17.09.2014 këshilltari i Kryeministrit Hashim Thaqi, prof Dr. Blerim Latifi në debat me deputeten Labinota Demi, hoxhën Vedat Sahiti-këshilltar i Muftiut Naim Tërrnava dhe një tjetër që se mbajta mend emrin, e që sikur Adriatik Kelmendi anonte  kah Blerim Latifi. Ky i fundit gjatë emisionit tekstualisht  tha: “Nuk është puna te Mulla Shefqeti, ai e ka shumë mirë, ai e shpjegon qysh thotë Kurani. Puna është te Kurani!!!” Blerim faleminderit.


Tjetra, ky Bajram Rexhepi para pak ditëve u paska ndaluar policëve faljen e namazit. Pikërisht si në kohën komuniste të Enver Hoxhës. Kjo nuk ndodhë askund ku ka shtet demokratik. Bajram zeza po të kishte mundësi edhe policët e Eulexit do t’i ndalonte të falin namaz. Ku është Avokati I popullit, ku është KMLDNJ? A nuk është kjo shkelje flagrante e drejtave të njeriut?! Jo, nga këta nuk priten reagim kur janë në pyetje të drejta e muslimanëve të garantuara edhe me Karten Nderkombetare per te drejtat e njeriut. E pyeta dikend të lartë në MPB a keni statistika për këta polic që falen, a kanë bërë këta apo ata që nuk falën më shumë shkelje? Nuk e dij tha.  I thash të them unë: Ata patjetër duhet të janë më të disiplinuar dhe më të përkushtuar në punë. Pastaj çka nëse këta policë vendosin ta lënë punën pikërisht për shkak të kësaj ndalese! Për hirë të respektit pë  ate dhe familjen e tij nuk po ja përmend emrin! Këtu duhet BIK urgjentisht të intervenon dhe të anulohet ajo ndalesë. Sigurisht  ata policë pagujanë anëtarësinë në BIK!


Kulminacioni i tërë kësaj u bë me arrestimin e hoxhallarëve më eminentë shqiptarç, shumica e tyre që i njoh janë veteran të UÇK-së. Sinqerisht nuk e dij, por siç më tha mbrëmë një student, vetëm 5 a 6 prej tyre kanë mbi 500 mij “llajka” në rrjete sociale. Arrestime këto me akuza qesharake të prishjes së rendit Kushtetues. Kjo punë dihet,  Kushtetuta është laike , dhe sipas kësaj akuze mund të arrestohen të gjithë Hoxhallarët prej Naim Tërrnaves e deri te Muezini i Xhamisë së Sllatinës së Epërme (KK Viti) Mulla Jakup Misini-plaku 90 vjeçar. Të më falni dhe këtë lexone pa zë: të pshurrsha Kushtetutën antidemokratike që se din sa dhe sa  bëjnë 61! Tërë këto pështjellime janë bërë në këtë kohë pikërisht për shkak të ngërqit politik dhe luftës të pakopromis për të mbetur gjithqysh në pushtet. Ashtu si në   luftë që thash më lartë. Luftë po, por, gjithqysh me mbetë gjallë!


Mendoj që këtyre konspiracioneve të ateistëve, në dy raste nuk u rezistoi as Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë znj. Jakobson. E para, gjatë Muajit Ramazan mirë bëri që shtroj iftar , punë që kurrë nuk  e bënë pushtetarët tanë. Por u dasht të ftohej edhe Muftiu Naim Tërrnava si përfaqësues i Muslimanëve të Kosovës. Pavarsisht arsyeve që thjesht nuk i dij,  derisa është Mufti  është përfaqësues i Muslimanëve dhe kur ai ftohet është sikur të ftoheshin të gjithë. E dyta, përshëndëtja e arrestimit të hoxhallarëve, akoma pa gjykim final, nuk i bënë nder as asaj e as shtetit mik që e përfaqëson. Mirë është që nuk është prononcim i Ambasades së SHBA-ve dhe mund të themi që  është proponcim personal në rrjete sociale (nëse nuk është ndonjë profill mashtrues i ndokujt!).  Në të dy rastet nuk do të ndodhte kështu në shtetin prej nga vjen.   Atje kam patur përvoj krejt tjetër. Në universitetin Shtetror të Indianës, vetëm ditën e premte pauza zgjaste mbi një orë, pikërisht për ta falur namazin e Xhumasë.


Fare në fund mendoj  se qytetarët nuk ranë pre e thirrjeve dashakeqe të “expresit ” dhe mediave tjera, por frenuan veten dhe dëgjuan hoxhallarët për maturi. Ne duhet të protestojmë kur ne vlerësojm, se duhet dhe si duhet protestuar e jo kur të tjerët na thërrasin.   Shokëve të mi të luftës, atyre që bashkë rrezikuam, bashkë luftuam, bashkë ndamë urinë e të ftohtin të reflektojnë dhe të pyesin veten: a kemi bërë luftë për kësi shteti. Shtet që është i kujdesshëm ndaj atyre që na masakruan, e që vetëm maskat ndërruan, atyre që vrasin në kufij sa herë duan, bllokojnë rrugët sa herë duanë, vrasin policët tanë sa herë duan. Ndërkohë që është fund e krye kunder Fese islame në Kosove. Çdo veprim kundër fesë së 95 % të qytetarëve, është  veprim  antikombtar.


Prishtinë,


20.9.2014


Milaim Sylejmani,


ish shef i Operativës në brigadën e UÇK-së   173 “Gursel e Bajram Sylejmani”

Kontrolloni gjithashtu

Kujtim Shala

Kujtim Shala: Sulmi në Ibër-Lepenc ishte akt terrorist, ndërsa Kurti e përdori si pretekst për të sulmuar të gjithë

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka deklaruar se sulmi i së premtes në kanalin Ibër-Lepenc …