Albert Z. ZHOLI: Flet ish-oficeri i Xhenios, Ilirjan Dhima

Albert Z. ZHOLI: Flet ish-oficeri i Xhenios, Ilirjan Dhima

Sekretet e tuneleve të uzinës së armëve në Poliçan dhe udhëzimet e KQ të PPSH

-Në vitin 1984, si ristrukturuam dy tunelet e uzinëssë armëve në Poliçan

– Në këtë uzinë kishte disiplinë të lartë dhe kërkesa llogarie as miza nuk mund të futej aty

– Punimet i ndiqnin Prokop Murra, Simon Stefani, Foto Çami, por punimet i ndiqte i pari.

–       Është folur shumë për uzinën e armëve  në Poliçan. Një uzinë moderrne që ka ngjallur shumë diskutime. Kur shkuat në Poliçan?

Sigurisht për ushtrinë shqiptare Uzina e Poliçanit ishte një mbretëri me vete jo vetëm specifike por edhe se siguronte për punësim një numër të madh banorësh të asaj zone. Para se të shkoja edhe unë kisha lloj lloj mendimesh për të. Nuk kisha asgjë të qartë vetëm se dija që ishte shumë i rëndësishëm për ushtrinë dhe ekonminë shqiptare. Në vitin 1984, më emërojnë përkohësisht në uzinën e armëve në Poliçan, ku shkova disa muaj për thellimin dhe ristrukturimin e dy tuneleve për uzinën e armëve në Poliçan. Në ato pak muaj, aty pashë një uzinë moderne dhe tepër të fortifikuar. Pozicioni gjeografik e bënte atë të padallueshëm dhe shumë të maskuar. Në këtë uzinë kishte disiplinë të lartë dhe kërkesa llogarie. As miza nuk mund të futej aty. Në vitin 1985-1986, pas dy vjetësh shkoj në Rep 5100 me qendër në Qytetin Stalin në Regjimentin e Fortifikimit, konkretisht në qendrën e fortifikimit në fshatin Brezhdan afër Beratit. Aty ndërtuam dy tunele dhe dy depo për rezervat e shtetit dhe komanda në raste lufte.

 

-Fortifikime me shumë diskutime sot. Por edhe ajo zonë konsiderohej e rëndësishme në rast lufte.  Po në këtë repart ke pasur situata të ëvshtira??

Në atë sistem çdo ndërtim fortifikimi kishte rëndësi të veçantë. Asgjë nuk bëhej pa plan dhe pa studiuar terrenin. Çdo gjë ishte në funksion të mbrojtjes. Një ditë lëvizja me këmbë nga Brezhdan për të shkuar në Berat. Ishte 11 prill 1985, dita kur vdiq Enver Hoxha. Nuk dija asgjë dhe ecja me këmbë për të gjetur ndonjë makinë. Një kalimtar ndalon pranë meje dhe më thotë i tronditur: “E more vesh, vdiq Enver Hoxha”. E pashë me dyshim. Kur shkoj në Repartin e Beratit pashë flamurin në gjysmë shtizë dhe të gjithë me kokë të ulur. Askush nuk fliste. As stërvitje nuk zhvillohej. Në gjithë repartin shikoje një gjendje të nderë. Sa u takova me eprorët më thanë të shkoja urgjent në repart, pasi kishim kaluar në gatishmëri numër një. Komisari më bëri me dije të kisha kujdes, sepse atë kohë në xhenio ishin ushtarët me biografi të keqe (kur e kujtoj sot qesh). Në fakt, ata ishin ushtarë më liberalë dhe nuk kishin gatishmëri. Rrallëherë kishim situatë të tilla. Pesë ditë fjeta në repart pa lëvizur. Ishte një situatë që nuk i vije emër. Por ushtarët nuk kishin atë ndjeshmëri dhe as që kalonin stres. Ata sikur e ndjenin se do të përmbysej sistemi pas këtij momenti.

 

-Sigurisht edhe në Tiranë ka pasur shumë fortifikime. Flitet për kryqytetin. Çfarë ndërtimesh mund të na përcjellësh që ka lënë gjurmë tek ju?

Tirana ishte fortifikuar deri në dhëmbë. Tirana nuk mund të pushtohej. Kam qenë në disa fortifikime në Tiranë. Isha gjithmonë në lëvizje. Në vitin 1987 emërohem në Regjimentin e Rinasit në kompaninë autonome të Dajtit. Në fillim bëmë disa punime special në tunelet e avionëve luftarakë Mig, që ishin strehuar aty dhe disa rregullime në fushën e aviacionit. Në vitin 1962 u krijua Regjimenti i Rinasit me avionë luftarakë MiG-17 dhe avionë MiG-19. Avionët luftarakë MiG-19 ishin ‘shtylla’ e kësaj force për shkak të numrit të tyre të madh (mbi 70 avionë). Po në të njëjtin aeroport u dislokuan për një kohë të shkurtër avionët luftarakë të sapoardhur nga Kina; avionët luftarakë të tipit F-7A ‘Fishbed C’ të cilët ishin versioni kinez i avionit luftarak sovjetik MiG-21F-13 (modeli i parë i prodhuar në masë). Por pas pak kohe këta avionë (12 në numër) u transferuan në bazën ajrore më të re të Forcave Ajrore Shqiptare; ajo e Gjadrit, ndryshe e njohur edhe si Lezha-Zadrima. Avionët F-7A (MiG-21F-13) u grupuan në një skuadrilje. Tunelet aty ishin të maskuar dhe shumë të sigurt. Avionët luftarakë futeshin brenda dhe askush nuk mund t’i shihte. Pas disa muajsh kaluam në malin e Dajtit. Do ndërtonim tunele për makinat “Benca” të udhëheqësve në raste lufte. Ndërtuam dy tunele me gjatësi 38 metra me disa xhepa. Njëkohësisht edhe dy ofiçina moderne brenda tuneleve. Kishin pajisje shumë të mira.Aty vinin disa nga udhëheqësit e kohës Prokop Murra, Simon Stefani, Foto Çami, por punimet i ndiqte nga larg i pari Enveri.

Fortifikime dhe stërvitje. Çfarë kujton në këtë periudhë, veç punës për ndërtimet e tuneleve në Rinas dhe malin e Dajtit?

Kujtoj një stërvitje të madhe të zhvilluar në këtë vit (1987) në Kavajë. Ishte një stërvitje masive ku merrnin pjesë dhe shumë trupa të xhenios. Aty takova për herë të parë Alfred Moisiun. Ai takoi trupat xheniere duke na orientuar për stërvitjen. Ishte shumë praktik dhe komunikues. Foli shkurt dhe prerë dhe me shumë përgjegjësi. Në fund, na foli për rëndësinë e stërvitjes dhe ku duhet të përqendrohemi për të arritur rezultatet e duhura. Ai theksoi se udhëheqja i ka dhënë rëndësi kësaj stërvitje për vetë zhvillimet e fundit politike në vend dhe në Ballkan. Fjala e tij na mobilizoi më shumë. Vërtet me këto orientime ne u vlerësuam shumë mirë në stërvitje. Në Regjimentin e Rinasit qëndrova deri në vitin 1988 dhe pastaj u zhvendosa në batalionin e Shupalit, me detyrë Shef Shtabi Batalioni. Më pas në Repartin, Brigadën, 49-30 në Tiranë ku u emërova komandant batalioni në Rep. 34-48 në Uzinën “Traktori”, deri sa u largova nga ushtria. Në këtë repart zhvillonim stërvitje të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …