Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon të merret në pyetje dëshmitari Rrustem Mustafa nga mbrojtja e Kadri Veselit

Në Gjykatën Speciale të Hagës edhe sot e vazhdon dëshminë e tij Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Llapit

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 13-të Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit. Ndryshe dje Mustafa tha se luftën e kanë mbështetur shqiptarët me financim qoftë nga brenda Kosovës, apo edhe jashtë saj. Po ashtu është pyetur edhe rreth Marrëveshja e Rambujes. Ai bëri me dije se ka qenë pro që të dërgohen përfaqësues të UÇK-së në Rambuje, por Mustafa tha se ka mbështetur që Adem Demaçi të jetë pjesë e delegacionit, por ky i fundit nuk pranoi të jetë pjesë në delegacion.  Ai po ashtu tha se ka qenë kundër Marrëveshjes në fillim, por pasi që delegacioni u krye në Kosovë për konsultime, ai shprehu përkrahje

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …