driloni com
vipa
Fillimi / Intervista / Albert Z. Zholi: Flet piktori i mirënjohur dhe ish-oficeri i lartë i C së Shqipërisë, Robert Përmeti
Albert Z. Zholi: Flet piktori i mirënjohur dhe ish-oficeri i lartë i Armatës së Shqipërisë, Robert Përmeti

Albert Z. Zholi: Flet piktori i mirënjohur dhe ish-oficeri i lartë i C së Shqipërisë, Robert Përmeti

Në ditët e fundit të vitit 2017 në Muzeun Kombëtar  u hap ekspozita  “Brezat në artet figurative” ku janë paraqitur 81 punime të 31 autorëve të moshave të ndryshme nga më të rinjtë, deri tek më të vjetrit. Sipas organizatorit të kësaj ekspozite interesante Robert Përmeti, qëllimi i parë është që të rikujtojnë njerëzit që artin nuk e bëjmë vetëm ne sot. Art ka pasur në çdo kohë. Njerëzit kanë punuar në  muzikë, pikturë, skulpturë etj. Ish-oficeri rebel dhe piktori Robert Përmeti ka histori të bukura jeëtsore për pikturat e tij sidomos me ish-zonjën e parë të vendit, Niexhmije Hoxhën. Tablotë e tij në sistemin monist ishin sa të bukura por edhe  aq të guximshme për tematikën provokuese. Tabloja ‘Humnera” ndër më të bukurat e tij nuk u vendos në galerinë e Arteve, por dhe ai kurrë nuk e ndryshoi tematikën e saj dhe pse Nexhmije Hoxha këmbënguli.

-Cili është qëllimi  i kësaj ekspozite që është kaq e veçantë nga vetë natyra e emrit të  saj por edhe nga tematika e pikturave.

-Qëllimi i parë është që të rikujtojnë njerëzit që artin nuk e bëjmë ne sot. Art ka pasur në çdo kohë. Njerëzit kanë punuar në  muzikë, pikturë, skulpturë, etj. Vitet bëjnë të  tyren dhe shumë  veta ngelin në harresë, por, kjo do të thotë që piktori nuk harrohet se ai ka lënë veprat. Kjo tregon se edhe trashëgimia dhe të gjithë ata që vijnë më pas ndihen krenar që prindërit e tyre u kanë lënë një vepër, u kanë lënë një emër. Kjo është diçka që ka  vlerë dhe duhet respektuar. Kombet kështu zhvillohen nëpërmjet artit ku arti figurativ ka një rëndësi të veçantë. Kombet nuk zhvillohen mbi bazën e historisë së luftërave, por mbi bazën e zhvillimit të artit.

Sa punime janë në këtë ekspozitë dhe sa autorë?

Ne kemi seleksionuar 81 punime dhe janë 31 autorë. Gjinitë e pikturave janë nga më të ndryshmet, portret, peizazh, kompozim, natyrë e qetë, por edhe piktura moderne, abstraksioniste. Kemi një gërshetim të të gjitha gjinive që këtu të gjejnë veten të gjithë vizitorët sipas preferencave. Sot shijet janë të ndryshme, dikush do natyrën e qetë, dikush peizazhin apo portretin dhe këtu secili i gjen shijet e tij.  Mbi të gjitha në këtë ekspozitë ka punime të autorëve të rinj, të brezit të mesëm por dhe atyre të vjetër. Një gërshetim brezash ashtu siç kemi titulluar edhe ekspozitën.  Sot duhet të punojmë atë që ndjejmë dhe atë që pëlqejmë dhe   të  materializouar në  skulpturë dhe në pikturë etj, pasi kjo që quhet punë sot po ka vlera nesër quhet vepër dhe kush e ka shansin e mirë do ti quhet pasnesër kryevepër.

Në këndvështrimin  tuaj  kush mbizotëron në këtë ekspozitë, peizazhi,portreti, kompozimi, natyrë e qetë, apo abstraktja?

Piktorët që janë thirrur për edicion kanë ardhur ashtu, natyrshëm pa marrë përsipër që të seleksionojnë. Kryesisht janë piktorë të penelit, kanë  emrin e tyre dhe kanë ecurinë e tyre. Kjo vjen nga më të  vjetrit nga më të rinjtë. Më i vjetri është Fadil Pëllumbi i datëlindjes 1918 dhe ka një krijimtari të asaj kohe të para luftës dhe pas luftës. Ka punë të ekspozuara në Itali në shumë  mënyra me teknikën e kartolinës dhe pulla poste, etj. Familja e vet ruan disa punë dhe në kujtim të babait të tyre kanë sjellë disa prej tyre. Është interesante se akuarelet i ka shumë të  kultivuara , dhe profesionale. Një punë në akuarel (ma tregon)ai e ka punuar deri në thellësinë  e ujit. Politika shqiptare nuk i ka  dhënë asnjë vend që duhet këtij piktori të madh që iku në heshtje.

 

–       Kjo ekspozitë e sajta është në llojin e vetë dhe si përzgjidhen autorët?

Kjo ekspozitë është e treta me autorë të ndryshëm. Është një  bërthamë dhe ne pasurohemi çdo vit edhe me piktorë të  tjerë. Ne nuk  kemi  seleksionim por një bazë seleksionimi ekziston. Të gjithë  autorët kanë një kurikulum akademik ku janë të  shkolluar dhe të arsimuar ku kanë një aktivitet brenda dhe jashtë  vendit. Mbi këtë ka qenë baza e përzgjedhjes.

–         Në punën tuaj unë kam vënë re se keni shumë portrete  dhe natyrë të qetë, peizazhe, kompozime por dhe tablo. Kush është  risia që doni të sillini në këto gjini si tabloja?

 

–         Unë nuk do të thosha risi por “fatkeqësi”. Tabloja është një  gjini shumë e fuqishme ka një tematikë, subjekt, vend, ngjarje dhe përgjegjësi, tipa dhe një  larmi gjërash, është  një  botë më vete. Ajo që është karakteristikë ku bëhet  tabloja është që piktori mbledh materiale, e punon dhe të  gjithë tablonë e ndërton me kokën  e vet, dhe pastaj i  shkëput marrëdhëniet me njerëzit përreth dhe merret vetëm piktori dhe telajo. Piktori, luan me figurat e telajos. Kjo  është një “fatkeqësi” sepse kjo  është një  investim  shumë  i madh qoftë ekonomik por dhe kohor dhe social dhe individual, sepse njerëzit sot jepen pas pikturave të rëndomta, i  riprodhojnë dhe zmadhojnë. Dhe në presidencë shikon Eduart Lirin të riprodhuar, ku Eduart Liri e ka  tablonë  1×1 ata e kanë bërë 3×3. Tabloja ka një kosto të rëndë, nuk do kohë sa një peizazh. Unë tablotë e mia i kam bërë për 5-6 vjet një tablo. Unë aty nuk llogaris se sa kam harxhuar por vetëm se sa kam punuar. Sot nuk bëhen dot piktura të  tilla. Edhe po ti bëj ku do të vendoset? Institucionet tona  janë  të mbushura me piktura që i blejnë te tregu i pikturave që janë kineze, turke apo ndonjë shteti tjetër, të kopjuara riprodhuara seriale jo të pikturuara. Disa institucione për vite me radhë i  blejnë në treg me 5 mijë lek për të zbukuruar ambientet e institucioneve dhe i bëjnë faturat sikur kanë kushtuar 2 milion apo më shumë lekë. Paradoks! Por një sy piktori i njeh menjëherë që janë riprodhime, të fabrikuara dhe jo origjinale.

Albert Z. Zholi: Flet piktori i mirënjohur dhe ish-oficeri i lartë i Armatës së Shqipërisë, Robert Përmeti

–         Pra sot nuk  po bëhet  art i mirëfilltë?

–         Jo se nuk bëhet art i mirëfilltë sepse edhe piktura dhe  portreti janë gjini të artit dhe peizazhi, por ka gjini të tjera  që mungojnë siç është grafika. Grafika është një art i vështirë, është një  gjini e vështirë. Sot janë të dhënë të gjithë pas peizazhit sepse është më komode se ke të bësh vetëm me natyrën. Unë prej tablosë kam pasur konflikte deri te Nexhmije Hoxha. Konkretisht kisha bërë një tablo për luftën nacional cclirimtare, tematika më e dashur për udhëheqësit e kohës. Në tablo paraqiteshin Shtabi i Përgjitshëm me Enver Hoxhën dhe një pjesë e misionit anglez në luftë. Nexhmija kur e pa tablonë kërkonte që unë të hiqja një grup anglezësh që ishin përballë partizanëve. Nuk pranova pasi tabloja ishte ideuar mbi  bazën e konflikteve  shqiptaro -anglo-amerikane. Pra ideja ime ishte se si do ishte e ardhmja e Shqipërisë? Kur mbarova tablonë doli  libri i Enverit “Rreziku Anglo-Amerikan” dhe mu desh pak punë që ta ripunoja ndërsa Nexhmija ngulmonte që e bukur është tabloja por të hiqen anglezët. Unë nuk e konceptoja dot tablonë pa atë konfliktin që ka tabloja ku ishte  Enveri me një grup të Shtabit të Përgjithshëm dhe  anglezët përballë. Unë në këtë tablo trajtoj një  problem  shumë  themelor të Shqipërisë. Ishte momenti kur Shqipëria  duhet  të zgjidhte nga Lindja apo nga Perëndimi. Kjo ishte mesazhi i asaj tabloje. Kjo tablo u realizua rreth vitit 1981. Edhe sot e kam atë tablo dhe nuk e kam ripunuar po e kam  lënë po ashtu. Unë nuk i hoqa anglezët e misionit në luftë dhe pse tabloja ishte e përzgjedhur në Galerinë  e Arteve  si puna më  e mirë e vitit. E mbajta tablonë në shtëpi ku e kam dhe sot. Kur  e çova atë kohë në Galerinë  e Arteve pata shumë  urime, por kur ishte  una për Enver Hoxhën  urimin dhe rrugën e lirë e jepte Nexhmija. Nexhmija atë kohë tha: Shumë  e bukur është por po të heqësh anglezët është akoma më e bukur. Në këtë tablo kam bërë  edhe një gafë  tjetër që e kam quajtur “Humnerë 44”. Sepse shoh një perëndim për ne, për vendin tonë, një  humnerë e madhe dhe në  sfond unë kam  zgjedhur një  peizazh një humnerë dhe dy palët që janë  aty. Nuk e di se si kam shpëtuar nga burgu për këtë pikturë. Sot kur r shoh me qetësi them që kam bërë një gafë të madhe për kohën që mund të më kushtonte jetën. Titulli :Humnera” donte të thoshte se renditja pro-lindje do na çonte në humnerë. Nuk e di se si kam shpëtuar.

-Po sot e gjen dot veten në pikturë?

Unë kam punuar shumë. Duke  qenë se se kam qenë edhe oficer duhet të isha një oficer i mirë, jo që isha i kualifikuar  në profilin  tim por qëlloi që vëllanë  ma dënuan për agjitacion  dhe propagandë. Unë kam qenë rigoroz dhe  kam qenë i detyruar që ta bëja këtë punë, duhet të mbaja  edhe barrën psikologjike të familjes time që isha goditur. Unë duke pasur ngarkesë si oficer dhe si piktor kam shkuar në spital nga lodhja. Unë punoj akoma me kompozimin, tablotë. Kam dy tablo që i kam zgjedhur dhe po i punoj por kam  problem vendin, studion.  Ndër Tablotë dua të veccoj edhe një për Skënderbeun, jo duke luftuar. Tabloja e Skënderbeut e tregon heroin midis luftëtarëve duke pirë gotën e rakisë, që do të tregojë  imazhin e suksesit të kënaqësisë së fitores. Dua të evidentoj edhe klasën aristrokatike, klasën e udhëheqjes të asaj  periudhe. Kemi qenë një popull me lavdi të madhe. Nuk  kemi qenë një popull që të diskutohej a na pranon apo jo Europa. Ne ishim të veccuarit e Europës qëe e kemi ndihmuar Europën. Kam edhe një tabllo tjetër që e kam pas bërë më  përpara një tablo të vogël me motive nga Librazhdi, tabloja  me  gjahtarë. Paraqes momentin  kur vritet  gjahu pozicion që ka bukurinë e vet, si p.sh. kur rripet gjahu, kur gatuhet te zjarri, heroizmat se si e vranë. Këtë  atmosferë e kam bërë dikur dhe dua që ta riprodhoj dhe  një herë këtë temë. Pra tabloja është gjinia ime më e preferuar dhe pse është shumë e lodhshme. Ndërsa peizazhi mua më shplodh nuk më lodh. Ky është ndryshimi. Por secila gjini ka të veçantën, të bukurën dhe specifikën e vet, Varet kush të ka bërë për vete. Unë tablonë e kam brenda zemrës sime, më ka pushtuar të gjithin dhje pse më lodh dhe më sfilit fizikisht dhe ekonomikisht. E bukura qëndron tek e vështira, e madhërishmja tek përmasat dhe koha e madhe që të merr një vepër e tillë.  Ndaj për mua Tabloja mbetet e madhërishme.

Albert Z. Zholi: Flet piktori i mirënjohur dhe ish-oficeri i lartë i Armatës së Shqipërisë, Robert Përmeti

Kontrolloni gjithashtu

Ermira Babamusta: Intervistë dhe aktorin dhe regjisorin e njohur Igli Zarka

Ermira Babamusta: Intervistë dhe aktorin dhe regjisorin e njohur Igli Zarka

Igli Zarka është aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Lindur në Fier në vitin 1991, ...