Brickos

Kadri Veseli: Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe

Kadri Veseli është zmbrapsur nga bashkë-iniciativa me Thaçin dhe Haradinajn për ta shfuqizuar Specialen

Kryeparlamentari Kadri Veseli është zmbrapsur nga bashkë-iniciativa me kryetarin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Sipas tij, kjo Gjykatë nuk mund të pengohet. Por, partnerët e koalicionit qeverisës (AAK-ja dhe Nisma) nuk janë tërhequr nga kjo iniciativë, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Në mesin e 43 deputetëve që kishin marrë iniciativë për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale shumica ishin deputetë të PDK-së që drejtohen nga Kadri Veseli.

Por pavarësisht tij, përfaqësuesit e dy partnerëve të koalicionit, të AAK-së e të Nismës, nuk janë tërhequr nga kjo iniciativë. Përkundrazi, përderisa nga AAK-ja kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, nga Nisma për Kosovën thonë se ky ligj duhet t’i nënshtrohet ndryshim-plotësimit. Mirëpo njohësit e çështjeve politike opsionin e shfuqizimit e shohin gati të pamundur pas tërheqjes së PDK-së nga kjo nismë. Sipas tyre, tërheqja e PDK-së nënkupton vetvetiu edhe tërheqjen e kërkesës për zhbërjen e Gjykatës. Ndërkohë, tërë bujën e ditëve të fundit rreth Speciales ata e konsiderojnë si një “lojë” që është bërë për interesa të ngushta e aspak parimore.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …