Albert Z. ZHOLI: “Mjeshtri i Madh”, Kujtim Gjonaj nderohet në Kuçovë

Albert Z. ZHOLI: “Mjeshtri i Madh”, Kujtim Gjonaj nderohet në Kuçovë

Rrugëtimit të bukur Kinematografik, artit të 7-të i cili është arti më popullor, ka kohë që Kinema, “Kadri Roshi në qytetin e Kuçovës sjell formate të ndryshme duke krijuar oaze çlodhëse për publikun e e këtij qyteti. Dhe ja, kësaj radhe një spektakël show i titulluar “Mirënjohje për Artistët tanë” një format Kinematografik, që do të ngrejë siparin në datat 7 dhe 8 Mars në Kinema “Kadri Roshi”. Ky aktivitet organizohet nga Production Cinemania i drejtuar nga i mirënjohuri Skënder Jaçe, Bashkia e qytetit Kuçovë, Qendra Kulturore Fenix, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë z. Selfo Kapllani. Emra të spikatur të skenës dhe ekranit nën moderimin e Prezantueses së njohur Silvana Braçe do të surprizojnë dy mbrëmjet e një spektakli show duke vlerësuar figura të shquara si Regjisori Kujtim Gjonaj dhe Artisten e balerinën e njohur Adivie Alibali Sharofi,kujtime në një sfond muzikal, me të ftuar poetë,shkrimtarë, skenaristë, etj.

Kuçova kësaj radhe nuk do argëtohet vetëm por dhe do të vlerësojë dy ikona të kinemasë shqiptare, regjisorin Kujtim Gjonaj dhe Adivie Alibali për kontributin e tyre në kinematografi dhe jo vetëm. Do të projektohen kronika nga Kuçova e dikurshme, si dhe dy filma “Margarita” dhe “Mbreti i Fushës” Pjesëmarrja e kantautorit të njohur Kujtim Prodani si dhe Aktorit simpatik Erjon Mustafaraj do të jenë koloriti i këtij show. Ky aktivitet kinematografik do të shoqërohet dhe nga një panair me titujt dhe botimet e fundit të shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”. Dy mbrëmje e bukura ne 7 dhe 8 Mars do të sjellin plot emocion bukurinë dhe magjinë e kinemasë Shqiptare në vite. Sipas organizatorit korrekt, Skënder Jaçe ky aktivitet është tepër i veçantë pasi nderon dy figura të shquara Gjonaj dhe Adivie Alibali në festat më të bukura shqiptare, ditën e mësuesit dhe atë të Gruas.

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …