Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Albin Kurti: Do të subvencionojnë familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji në muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi me kryetarët e komunave, ka thënë se do të mbështesin qytetarët pas vendimit të fundit për rritje të çmimit të energjisë. Ai ka thënë se do të subvencionojnë familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji në muaj, ndërsa grupet e cenueshme do të kenë trajtim të veçantë. Kurti ka thënë se ka pasur rezultate të menjëhershme të masave të cilat qeveria i ka aplikuar gjatë këtij dimri. “Rruga drejt së cilës jemi nisur është ajo e pavarësimit nga lëndët fosile të shteteve autokrate të cilat e përdorin për interesa të ngushta…Ndihma e menjëhershme buxhetore prej 75 milionë euro për Kosovën për ballafaqim me krizën energjetike është jetësim i kërkesave tona dhe i përkrahjes së BE-së për sektorin tonë energjetik, ka thënë mes tjerash kryeministri, Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …