Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Albin Kurti: Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës është e vonuar me arsye të gabuar

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas dorëheqjes se Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës.  Ai ka shkruar se dorëheqja e Haradinajt është e vonuar me arsye të gabuar. Z. Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Moti është dashur të japë dorëheqje, qysh kur e ndërroi qëndrimin për demarkacionin me Malin e Zi, kur ia rriti pagën vetvetes, kur emëronte nëpër borde e menaxhmente ndërmarrjesh me mbiemra familjesh e librezë partie, kur më 13 dhjetor 2018 e dha propozimin për marrëveshje “Ahtisaari Plus” me Serbinë, kur e paloi e rrafshoi buxhetin me asfalt, kur e kërcënoi prokurorin Blakaj, kur delegacioni për bisedime me Serbinë i doli antikushtetues. Ne ishim e jemi kundër Gjykatës Speciale. Kemi nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së. Ata që e votuan, e vunë veten e tyre dhe gjithë Kosovën nën shantazhin e interesave gjeopolitike jashtë kontrollit tonë, ka shkruar mes tjerash Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …