Albin Kurti

Albin Kurti: Edhe unë do të votoja referendumin për bashkim me Shqipërinë, nëse bëhet në formë demokratike

Në një intervistë për Radio Monocle, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se “është zgjedhur kryeministër për të luftuar korrupsionin për të hapur vende pune për të rinjtë dhe gratë. Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë, por kësaj radhe nuk jam zgjedhur për këtë. Në mandatin dytë nuk e përjashtoj mundësinë ka deklaruar Kurti. I pyetur nga gazetari i radio Monocle, se si do të votonte në ndonjë referendum të mundshëm për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ai tha se do të votonte për të vetëm nëse prezantimi i referendumit vjen në formë demokratike, unë do të votoja, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”, deklaroi mes tjerash Kurti duke mos shpjeguar cili do të ishte referendumi i mënyrës jo demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …