Albin Kurti: Formimi i Qeverisë së re do të ecë pa bllokime, takimi me Osmanin së shpejti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qasja e tij për formimin e Qeverisë së re dhe se rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe më i madh se ai i 14 shkurtit 2021. Në një konferencë për media pas takimit me zyrtarë të Postës së Kosovës, Kurti mohoi çdo bllokim në konstituimin e Kuvendit apo në formimin e qeverisë së re. “Bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë tashmë janë inekzistente,” tha ai, duke theksuar se procesi institucional do të ecë sipas rendit kushtetues: certifikimi i rezultateve, konstituimi i Kuvendit dhe më pas formimi i Qeverisë së re. Sa i përket postit të presidentes apo presidentit të Kosovës, Kurti njoftoi se së shpejti do të takohet me presidenten Vjosa Osmani për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm. Ai theksoi se rruga do të ecë sipas rendit: konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe më pas zgjedhja e presidentes apo presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL UÇK: Pesë vite nënçmim për veteranët, pushteti me Listën Serbe i la pa pension dhe pa dinjitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër me rastin e Ditës së …