Kryeministri, Kurti

Albin Kurti: Ishte një seancë e suksesshme në të cilën më së paku kishte rëndësi se kujt i dukesha i rrezitur

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur seancë të suksesshme të Kuvendit, votimin e djeshëm të Byrosë, Projekt-kodit të Procedurës Penale dhe Projektligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e pasurisë, pavarësisht “rrezitjes” të cilën ia përmenden opozita kur ai hyri në sallë pas qëndrimit 9 ditor në Greqi. Ishte një seancë e suksesshme në të cilën më së paku kishte rëndësi sa kujt i dukesha i rrezitur unë. Ndërkohë, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë është një çështje tjetër, dhe konsultimet me partitë opozitare për të sigurisht që duhet të vazhdojnë. Kurti ka thënë se me votimin në lexim të parë të Projektligjit për Byronë mundësohet konfiskimi civil i pasurisë që nuk justifikohet por pa dënim. Rekomandimet që kanë marrë nga Komisioni i Venecias, bëjnë që projektligji do të standardizohet plotësisht me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Thorbjørn Jagland në dokumentet e Epstein: Rikthehen kritikat ndaj ish-kreut të KiE për lidhje dhe deklarata të rënda ndaj Kosovës

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, është përmendur në dokumentet e publikuara …