Bekim Haxhiu dorëzon dy ankesa në PZAP ndaj rezultateve përfundimtare të KQZ-së

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas Haxhiut, ankesat kanë të bëjnë me përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të cilat, sipas tij, janë pranuar pas afatit ligjor, si dhe me llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Ai ka theksuar se këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025. “Afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë rekomandime, por garanci për besueshmërinë e procesit zgjedhor. Asnjë vendim administrativ i KQZ-së nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën”, ka deklaruar Haxhiu. Ai ka shtuar se nuk kërkon privilegje, por zbatim të barabartë të ligjit dhe të parimeve kushtetuese në procesin zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …