Albin Kurti

Albin Kurti: Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë

Pasi Komiteti i Ministrave e procedoi aplikimin e Kosovës për në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryeministri, Albin Kurti  ka shkruar se shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për këtë mes. Këshilli i Europës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë, ka saktësuar Kurti.  Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, dje i ka dhënë mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Rritje vjetore e çmimeve të banesave, por rënie krahasuar me tremujorin e kaluar

Çmimet e pronave për banim në Kosovë kanë shënuar rritje në baza vjetore, por kanë …