Brickos

Me urdhër të Prokurorisë është arrestuar Nagip Krasniqi, krye-shef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale

Gjykata Themelore e Prishtinës i caktoi një muaj paraburgim krye-shefit të KEK, Nagip Krasniqi, për kryerjen e tri veprave penale

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim krye-shefit të KEK, Nagip Krasniqi. Ai  dyshohet për kryerjen e tri veprave penale. Por mbrojtja e tij, Taulant Ferizi, kundër këtij vendimi ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit. Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, u arrestua javën e kaluar nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’. Njësia e Veçantë e Hetimeve ka bastisur zyrën e Nagip Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me tri veprat penale.  Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, ka njoftuar Prokuroria.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …