Kryetari Haliti po merr pjesë në një vizitë studimore në Slloveni

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, po merr pjesë në një vizitë studimore që ka për qëllim bashkëpunimin ndër-komunal (BNK) për menaxhimin e integruar të mbeturinave, që po realizohet në Lubjanë të Sllovenisë. Kjo vizitë studimore, që është organizuar nga GIZ-i gjerman, ka për qëllim përfitimin e përvojave më të përafërta dhe të zbatueshme për Kosovën, me fokus të veçantë në: shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e bashkëpunimit ndër komunal ndërmjet komunave sllovene në proceset e përbashkëta të vendimmarrjes dhe tejkalimin e sfidave. Gjithashtu, fokus i këtyre përvojave është edhe ndërmarrja e hapave drejt BNK-së dhe strukturën institucionale, administrative dhe financiare të BNK-së, si dhe njohjen për së afërmi se si funksionon në terren bashkëpunimi/sistemi i menaxhimit të integruar ndër komunal të mbeturinave. Vizita studimore me kryetarët e komunave të rajoneve të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Mitrovicës, parasheh takime me institucionet përkatëse në nivelin qendror dhe lokal në Slloveni, si dhe vizita në terren, konkretisht në objektet përkatëse.

May be an image of 10 people, people studying and office

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …