KKMDLNj: Zyra e Rregullatorit për Energji është keqbërësja dhe dhunuesja më e madhe e buxhetit familjar

KMDLNJ: Qytetarët janë plaçkitur nga ZRRE-ja përmes fryrjes së faturave për t’ua paguar rrymën serbëve, në veri të Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pasi Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji për faturimin e rrymës të qytetarëve të Kosovës për katër komunat veriore të vendit. Qytetarët e vendit janë plaçkitur nga ZRrE përmes fryrjes së faturave për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës. Në reagim thuhet se qytetarët në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojnë kompensimin, nëse ky kompensim ndodh përmes “uljes“ së vlerës së faturave, pasi qytetarët nuk do të përfitojnë asgjë nga ky kompensim. Ata  duhet të paraqesin kallëzim penal për ZRrE-në për të gjitha faturat e fryra. Krahas kërkesës për kompensim i cili do të jetë në baza individuale, të gjithë ata që do të kërkonin kompensim, kësaj kërkese duhet t’i paraqesin edhe një kallëzim penal në mënyrë që ZRrE të mos kalojë pa pasoja ligjore shkaku se e bëri një veprim, fryrje të faturave për rrymën e pashpenzuar që përbënë të gjitha elementet e veprës penale”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …