>Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën nga Covid 19, ka thënë se tri javët e fundit kanë qenë më të rëndat për popullin e Kosovës dhe më të vështirët për institucionet e vendit. “Shpreh ngushëllime familjareve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid 19. Këto tri javët e fundit janë më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucioneve e vendit. I shpreh mirënjohje për secilin staf shëndetësor për angazhimin”, tha ai. Para mbledhjes së sotme qeveritare, kreu qeveritar i bëri thirrje gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid 19. “I bëj thirrje secilit qytetarë të Kosovës të vaksinohet sepse kjo është arma për parandalimin e Covid 19”, shtoi Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë pasojë e bllokadës institucionale
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vendi po shkon në zgjedhje jo për …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
