Albin Kurti: Konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon luftën hibride ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkruar se konfirmimi se kërcënimi e ka origjinën në Serbi dëshmon luftën hibride ndaj Kosovës. Ai ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. “Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, ka shkruar në adresën e tij elektronike “Facebook”, kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Edhe vartësi i tij, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. “Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić”, ka shkruar në Facebook, ministri, Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Nuk votoj për shpërndarje të Kuvendit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk do të voton …