Albin Kurti

Albin Kurti: Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë së saj të madhe nga importi

Kryeministri  Kurti, ka deklaruar se Kosova preket nga ngritja e çmimeve për shkak të varësisë së saj të madhe nga importi. Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kurti tha se ngritja e çmimeve në gjithë botën të produkteve elementare është “kostoja e mbrojtjes së lirisë së Ukrainës”. “E kuptojmë shqetësimin e gjithsecilit prej jush për rritjen e çmimeve. Por, edhe pse kjo nuk është shkaktuar nga ne, po na prek edhe neve. Kur para 12 ditëve iu bashkuam botës për sanksionet, një kosto e tillë ishte e pashmangshme – kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë. Sanksionet e vendosura i kanë prekur çmimet në pothuajse të gjitha sektorët e tjera”, është arsyetuar Albin  Kurti pa shpjeguar se çfarë duhet të ndërmarrë Qeveria për t’ i ruajtur gjendjen edhe ashtu tejet të dobët sociale të shumicës së qytetarëve, kur dihet se Kosova është shteti më i varfër i Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …