SHPG “ Hareja” në Rahovec raporton anketën e të gjetura për dhunën ndaj grave

Për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Shoqata e Pavarur e Gruas” Hareja” në Rahovec, në bashkëpunim me Qendrën Rinore SHL-Kosova nga Rahoveci dhe Grupit Joformal të Grave, të mbështetur nga Misioni i OSBE në Kosovë, organizoi tryezë me temën “ Raporti i të gjeturave në terren i anketës për dhunën në familje”. Drejtoresha e SHPG“ Hareja” Adelina Paqarizi, theksoi se me temat e ndjeshme të dhunës në familje, kemi filluar t’i trajtojmë qysh nga viti 2009, duke shtuar aktivitetin në këtë drejtim nga viti në vit, falë mbështetjes së madhe të Misionit të OSBE në Kosovë, aktivitet ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen me synimin e zvogëlimit të numrit të dhunës familjare, i cili numër është fatkeqësisht në rritje kohëve të fundit. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, falënderoi Shoqatën e Pavarur të Gruas “Hareja” për aktivitetet e tyre të palodhshme në shumë sfera të jetës, si dhe Misionin e OSBE në Kosovë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në parandalimin e dhunës familjare, gjegjësisht ndaj grave, meqenëse siç theksoi, në raporte paraqitet edhe dhuna e gruas ndaj burrave. “Qeveria komunale bashkë me Kuvendin komunal do të hartojnë një strategji në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për parandalimin e dhunës në familje.  Kryetari Latifi thotë në vazhdim se Qendra komunale për Punë Sociale duhet të forcohet, qoftë me kuadro, qoftë me angazhime të kapaciteteve momentale, ndërkaq në fund theksoi nevojën e ndërtimit të një objekti funksional për parandalimin e dhunës në familje ku do të angazhoheshin psikologët, pedagogët dhe profesionist tjerë”, ka thënë kryetari Latifi. Daniel Lezo, zyrtar ligjor pranë Misionit të OSBE në Kosovë, falënderoi SHPG “ Hareja” për aktivitete të tyre të vazhdueshme në trajtimin e dukurisë të dhunës në familje, dhe premtoi se OSBE edhe tutje do të mbështes projektet e parandalimit të dhunës familjarë, jo vetëm në Rahovec, por edhe në gjitha komuna tjera. Edhe në raportin e Stacionit Policor në Rahovec, të cilin e prezantoi zyrtari policor, Qerim Hoti, rritja e dhunës familjare fatkeqësisht është në rritje, ku një numër i konsiderueshëm viktima janë edhe burra, si pasojë e dhunës së ushtruar nga gratë. Në tryezë, me diskutime dhe rekomandime kontribuuan edhe Vjollca Gurgule, Besmire Bytyçi, Lendrit Qeli dhe Elbunit Kryeziu.

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …