leoni

Në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec u përurua Këndi Arkivor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë

Me një ceremoni rasti u përurua Këndi Arkivor nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës. Në këtë ceremoni rasti kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, falënderoi për këtë mundësi të dhënë, drejtorin e Drejtorisë së Arkivave të Shqipërisë dr. Ardit Bido dhe kryeshefin Ekzekutiv të AShAK-së Mr. Bedri Zyberaj. Hapja e këtij Këndi Arkivor do t’iu mundësojë studiuesve dhe hulumtuesve shkencor që të kenë qasje në dokumentet arkivore nga Rahoveci, pa pasur nevojë të shkojnë në Tiranë apo Prishtinë. “Në këtë mënyrë është hapur një dritare e re për ata që dëshirojnë të hulumtojnë në arkivat shqiptarë, duke ndikuar në pasurimin e bibliotekave tona me vëllime të ndryshme historike e studimore”, shtoi ndër të tjera kryetari Latifi. Ndërsa Drejtori i DPA të RSh, Ardit Bido tha se, “hapja e këtij Këndi Arkivor është pjesë e projektit të arkivave shqiptare për të ofruar lehtërisa në studime e hulumtime për të gjithë shqiptarët në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe diasporën”. Kryeshefi i AShAK-së Bedri Zyberaj, kontributi i të cilit ka qenë vendimtar për hapjen e këtij Këndi në Rahovec, përgëzoi kryetarin Latifi për gatishmërinë dhe shtoi se, “arkivat përbëjnë kujtesën tonë kombëtare, prandaj presim që ky Kënd të shfrytëzohet maksimalisht nga hulumtuesit e ndryshëm të kësaj komune”. Këndi Arkivor u hap me kontributin e DKRS-së në Bibliotekën Komunale “Sulejman Krasniqi” dhe aty do të kenë qasje të gjithë ata që dëshirojnë të marrin dokumente dhe të dhëna arkivore, qoftë në Tiranë apo në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …