Albin Kurti mbyll mandatin pa riformatim qeveritar, pavarësisht skandaleve, korrupsionit, keq-qeverisjes dhe shpërfilljes së aleatëve

Kryeministri Albin Kurti po e përfundon mandatin e tij katërvjeçar pa bërë riformatim të kabinetit qeveritar. Përjashtuar disa ministra që dhanë dorëheqje për arsye personale, shumica e anëtarëve të qeverisë kanë qëndruar në detyrë, pavarësisht skandaleve apo kritikave publike. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, vazhdoi detyrën edhe pas aksidentit ku goditi një fëmijë, si dhe skandalit të zhdukjes së milionave nga rezervat shtetërore. Po ashtu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u përball me hetime lidhur me subvencionimin e librave, por nuk u largua nga posti i saj. Sipas analistëve, mos ndryshimi i kabinetit qeveritar është një veprim i pazakontë. Analisti, Shkodran Rexhaj vlerëson se të paktën ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është dashur të shkarkohej.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …