Besnik Bislimi i ka kërkuar ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, që tenderi t’i jepet një kompanie, e cila nuk i plotësonte kushtet

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka folur pas publikimit të bisedave mes zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ku Bislimi kërkon që tenderi t’i jepet një kompanie,  që nuk i plotëson kushtet.  “Kjo nuk është vetëm një shkelje e ligjit, por një dëmtim i drejtpërdrejtë i interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj.” – ka shkruar ai. “Mafia energjetike po del në pah dita ditës. Tashmë i përfshirë del të jetë edhe Besnik Bislimi, krahu i djathë i Albin Kurtit. Shkelja e ligjit dhe manipulimi me tenderët për interesa personale është një nga pasojat më të dëmshme për shtetin dhe qytetarët. Besnik Bislimi, deklaron se  Nagip Krasniqi, dhe të tjerët në këtë grup dëshmuan që për interesa personale ose të grupeve të caktuara, janë të gatshëm të anashkalojnë çdo rregull dhe të dëmtojnë buxhetin dhe shtetin. “Kjo nuk është vetëm një shkelje e ligjit, por një dëmtim i drejtpërdrejtë i interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Dhe për ironi, Albin Kurti, në vend që të distancohej, e mbrojti këtë praktikë. Tërë kjo është e  papranueshme”, ka nënvizuar, Visar Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …