KPM: Ftojmë institucionet e drejtësisë që të merren me zyrtarin tonë deri në zbardhjen e plotë të rastit

Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova në rënie të lirisë së mediave

Kosova ka shënuar përkeqësim të lirisë së mediave gjatë tri viteve të fundit, sipas raportit të Platformës së Këshillit të Evropës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarëve. Raporti, i hartuar pas vizitës së një delegacioni ndërkombëtar në Prishtinë, thekson se disa standarde të lirisë së mediave janë cenuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. Raporti thekson gjithashtu se Kosova ka rënë me 28 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Mediave që nga viti 2023, duke u renditur tashmë e 84-ta nga 180 shtete. Delegacioni kritikon edhe retorikën e kryeministrit Albin Kurti ndaj gazetarëve, duke vlerësuar se ai nuk mori zotime konkrete për shmangien e gjuhës denigruese ndaj mediave, pavarësisht përgjigjes së Zyrës së Kryeministrit se nuk ka përdorur gjuhë fyese. Sipas raportit, gjatë vitit 2025 u regjistruan 69 raste sulmesh dhe pengesash ndaj gazetarëve. Raporti përfundon me thirrjen që qeveria e ardhshme të ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e besimit në institucionet demokratike dhe garantimin e lirisë së medias në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Kushdo që kërcënon ose fyen UÇK-në do të përballet me drejtësinë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se do …