Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci: Kriza e ujit në Drenas është alarmante, fajëson Ujësjellësin dhe Qeverinë për neglizhencë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngritur alarmin për mungesën e ujit të pijshëm në këtë komunë, duke e cilësuar situatën si tejet të rëndë dhe duke drejtuar kritika të ashpra ndaj kompanisë së ujësjellësit dhe Qeverisë së Kosovës.vSipas tij, qytetarët e Drenasit po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me ujë, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zgjidhjen e problemit. “Gjendja është alarmante. Ujësjellësi nuk po krijon kushte që qytetarët e Drenasit të kenë furnizim të rregullt me ujë. Kemi zhvilluar mbledhje dhe dëgjime me përgjegjësit, kemi kërkuar veprime konkrete, por sipas Ujësjellësit, pompat që e transportojnë ujin nga Liqeni i Ujmanit në Bivolak janë jashtë funksionit prej disa muajsh. As Qeveria dhe as Ujësjellësi nuk kanë qenë të gatshëm t’i riparojnë me kohë, duke i lënë qytetarët pa një shërbim jetik”, deklaroi Lladrovci. Ai theksoi se mungesa e ujit po ua vështirëson përditshmërinë banorëve të Drenasit dhe kërkoi ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të rikthyer furnizimin normal me ujë të pijshëm.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, u diskutua gjendja e përgjithshme e sigurisë

Në Ferizaj u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në të …