Albin Kurti: Krimet e luftës krimet, kundër njerëzimit dhe gjenocidi janë mbi të gjitha krime të shtetit të Serbisë

Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se nga vendi nuk po ikin kriminelët por prokurorët

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për ikjen e të rinjve nga Kosova tha se nga vendi nuk po ikin kriminelët por po ikin prokurorët. Ai tha se migrimi i qytetarëve po bëhet edhe për shkaqe ekonomike. “Më shumë kemi të bëjmë me ata që po ikin përgjithësisht nga Kosova se sa me ata që po shkojnë në një vend të caktuar. Njerëzit po ikin nga ky shtet sikur iki edhe prokurori Elez Blakaj nga kryeministri e qeveria. Kosova është një vend nga ku nuk po ikin kriminelët por po ikin prokurorët. Për ti kthyer njerëzit ne duhet ta kthejmë njëherë Elez Blakaj. Emigrimi që ndodh te ne natyrisht se ka shkaqe të fuqishme ekonomike. Me këtë deficit tregtar ne po zmbrapsemi nga paraja e pastaj nga njerëzit. Orientimi i gabuar socio-ekonomik natyrisht që shkakton edhe këtë krizë të madhe për njerëzit në vendin tonë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …