Përkundër faktit se Presidenca e Kosovës, incidentin e kryetares, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit më 2 gusht e kishte konsideruar si “provokim”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rasti nuk ishte provokim. Ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thënë se rasti duhet të zbardhet nga organet përkatëse. Nuk e di që kemi pasur si institucione të Republikës kësi qëndrime, mund ta ketë thënë ndokush tjetër por jo institucionet e Kosovës. Ministria e Jashtme ka dhënë qëndrimin e saj besoj që duhet ta synojmë të vërtetën dhe kurrsesi tensionimin e situatës, le të zbardhet rasti janë organet përkatëse që e bëjnë këtë. Kryeministri i Maqedonisë dhe unë nuk jemi zyrtarë doganorë, as policë hetues ka thënë Kurti, duke shpërfillur deklaratën e Presidencës, si institucion të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Lahi Brahimaj: AAK-ja nuk ka ndërmend të bëjë koalicion me Vetëvendosjen, por nuk ka vija të kuqe ndaj partive të tjera
Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një nga komandantët më të shquar të saj, …