leoni

Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Albin Kurti: Nuk i përjashtoj asnjërën prej marrëveshjeve, por nuk është e drejt të imponohet një e vetme si më e rëndësishmja

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se në propozimin e bërë për Planin Evropian më 18 gusht të vitit të kaluar, ka thënë se do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në mes Kosovës e Serbisë, përfshirë Asociacionin. Kurti tha se një  gjë e tillë është dakorduar edhe në takimin e 27 shkurtit, përkatësisht në nenin 10 të marrëveshjes ku thuhet se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri sot. “Por, s’jam për që nga 39 marrëveshje, të vendoset njëra në krye sepse ato marrëveshje s’kanë hierarki vlerash  e as hierarki logjike. Nuk i përjashtoj asnjërën prej tyre, por konsideroj se nuk është e drejt të imponohet një marrëveshje e vetme si më e rëndësishmja, është shprehur Kurti në AlsatM.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …