Albin Kurti

Albin Kurti: Nuk ka ndonjë datë të caktuar të takimit me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri, Albin Kurti, është cituar të ketë deklaruar se  nuk ka ndonjë datë të caktuar të takimit me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ai, tha me këtë rast  se bllokimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia shpërfaqi fytyrën e thelbin e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema. “Natyrisht që të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel, por edhe para takimit sepse jemi në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë. Se sa i përket takimeve të përfaqësuesve të delegacioneve ndërmjet dy shteteve në Bruksel, do të mund të ndodh dikur në gjysmën e dytë të nëntorit, ndërsa sa i përket udhëheqësve të dy shteteve nuk ka ndonjë datë, ndonëse sipas tij kjo varet nga lehtësuesit e dialogut në Bruksel, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …